E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kunder TVSH-se mbi librin

Deputeti socialist, njeheresh dhe anetar i Komisionit parlamentar te Edukimit dhe Mjeteve te Informimit Publik, Alfred Dalipi, ka deklaruar se vendosja e TVSH-se mbi librin u jep fund politikave arsimore, duke vendosur si prioritare politikat komerciale. Ai ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha duhet te marre nen kontroll qeverine qe drejton, pasi ekziston nje rivalitet i shfrenuar interesash brenda kabinetit qeveritar. "Deshtimi i skemes te subvencionimit te teksteve shkollore dhe vendosja e TVSH-se per librin, si pasoje e lobimeve financiare, do t'u japin shqiptareve per vitin 2008 koston dhe cmimin me te larte te marrjes se dijes ne te gjithe historine e tyre", ka thene Dalipi. Ai tha se me mijera familje, "jo si ajo e ministrit Bode, as dhe si ajo e ministrit Pollo, por me xhepa te lodhur, prej muajsh presin te marrin mbrapsht subvencionin, kompensimin e librave, per t'u dhene ndoshta me ato para nje mundesi me shume femijeve te tyre". Dalipi deklaroi se, me keqardhje, sot dikush duhet ta thote dhe dikush duhet ta pranoje se Ministria e Arsimit nuk i ka parate per t'ua kthyer tere shqiptareve qe blene libra shkollore, pasi MASH-i nuk ka ne arken e vet shumen qe u detyrohet te gjithe perfituesve prinder te nxenesve. Sipas tij, nga 3.5 milione euro te parashikuara per kompensim, nga financat shqiptare jane dhene vetem 1 milion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›