PS kundër ankimimit të PD: Çështje e përfunduar
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nis mbledhjen me debate per shqyrtimin e kërkesave te relatuara nga subjektet politike, PD dhe PS lidhur me rezultatin e bashkise Tirane.
Perfaqesuesit ligjore te PS-se kane kundershtuar ankimimin e Partise Demokratike, duke e quajtur ate te pabazuar ne ligj, absurde dhe qe do ngaterroje me teper procesin.
“Nuk kemi kontestuar fletën, por kemi kontestuar procesin. Fletët janë ndarë nëpër zarfet e kondidatëve, kemi kundërshtuar vendimarrjen”- tha perfaqesuesi i PS-se.
Sipas Gjoncjat, cdo kërkesë e PD është totalisht e votuar, por nga dje sot kemi ndryshim të objektit dhe kërkohet të kqyret vendimarrja që ju pretendoni se është bërë transparente gjithë kohës.
“Kjo do te thote qe ju të vlerësoni votën që ju keni nxjerrë nga 113 kutitë dhe që gjatë procesit të vlerësimit të këtyre votave, dhe të hapim procesin me votat e vlerësuara nga KQZ dhe e argumentoni se KQZ ka vepruar si KZAZ. A ka afate, kur bëhet kjo cështje, se i bie që pas një muaji ti japim të drejtë një pale që i ka kaluar afati. Kjo cështje është përfunduar moralisht, juridikisht dhe PD ankimon rezultatit që shpall fitues kandidatin e vet, dhe sot ankimon tabelat e rezultatit që vete ju prodhuat”- tha Gjoncaj.
Nderkohe prefaqesuesi i djathte, Njazi Kosovrasti ka kundershtuar argumentinin e Gjoncajt. Sipas tij, eshte e drejte e subjektit te beje ankimimin perkates dhe eshte KQZ ajo qe duhet te vendose. Ai ka deklaruar se gjithcka eshte ne perputhje me ligjin, nderkohe qe KQZ ka vepruar si KZAZ e Tiranes.
Kerkesat
Kërkesat e depozituara, 2 nga Partia Socialiste, 1 nga Partia Demokratike , sipas KQZ-së kanë të njëjtin subjekt, kundërshtimin e tabelës përmbledhëse dhe kundërshtimin e rezultatit për bashkinë e Tiranës.
Në dy kërkesat ankimore të Partisë Socialiste kërkohet shfuqizimi i vendimit te KQZ-se qe pas numerimit te votave ne kutite e gabuara nxorri fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha.
Nderkohe, Partia demokratike kerkon vleresimin edhe te 403 vitave te tjera qe ndodhen ne 26 kuti te tjera.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e nisi mbledhjen e sotme me kerkesen e perfaqesuesve ligjore te PS-se, per pezullimin e ankimimit per rezultatin e Tiranes, duke e argumentuar kete me shqyrtimin nderkohe ne Kolegjin Zgjedhor. Por pas shume debatesh, komisioni ka rrezuar kete kerkese dhe ka vijuar mbledhjen me shqyrtimin e ankesave te bera e te planifikuara ne rendit e dites te kesaj mbledhjeje.
Debati
Sipas anetareve te PS ne KQZ, eshte mire qe te pritet deri sa Kolegji Zgjedhor te shprehet per ceshtjen qe ka ne dore per shqyrtim.
Por kunder kesaj kane qene perfaqesuesit e djathte, sipas te cileve KQZ duhet te vijoje me rendin e dites, pasi ankimimet jane bere me vullnet te lire te vete subjekteve te interesuara.
Thelbi i ankimit është i njëjtë. Gjykimi im është që kërkesa për pezullim deri në shprehjen e Kolegjit Zgjedhor për këtë cështje është e drejtë dhe këtë e parashikon dhe Kodi Zgjedhor, tha Dëshira Subashi.
Sipas saj, nuk ka vlerë që një ankimim të shqyrtohet nga dy institucione njëkohësisht. Ankimet për rezultatin përfundimtar, tabela përmbledhëse që përmbysi rezultatin e Tiranës pritet të shqyrtohet këtu, ndërkohë që kjo cështje tashmë po shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor- theksoi Subashi.
Kunder jane shprehur perfaqesues te PD ne KQZ. Përderisa ankimimet janë të argumentuara dhe të dorëzuara brenda rregullave që Kodi Zgjedhor parashikon nuk ka pse të mos merren në shqyrtim”- thane ata.