E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erler: Këto zgjedhje një grackë e re

Sipas tij, në Shqipëri është tragjike për njërën palë nëse fiton pala tjetër.

"Këto zgjedhje duhej të ishin një pikë kthese, e të çonin drejt stabilizimit, pas një krize të vazhdueshme pas zgjedhjeve të vitit 2009. Po rezultati doli shumë i ngushtë, vërtet shumë i ngushtë. Kjo çoi në një grackë të re, ku këshilla e mirë është flori dhe askush nuk e di vërtet se si të dilet nga kjo situatë. Bëhet fjalë për shumë pak vota”, thekson ai.

Duke folur për rezultatin e ngushtë në Tiranë, Erler shprehet se shpresonte që Kolegji Zgjedhore të sillte qartë për çështjen e votave të numëruara. “Është e qartë që nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç sqarimit ligjor të çështjes. Më pas mund të ketë përpjekje për të bërë edhe qartësimin politik të saj. Sido që të jetë vendimi, ai do të jetë i pakënaqshëm, pavarësisht nëse njëra palë do të jetë fituese apo humbëse”, deklaron ai për D Welle.

Erler shton se në thelb partitë politike në Shqipëri e vlerësojnë njëra-tjetrën me kategoritë e vlerësimit të armikut, “dhe e paraqesin gjithmonë si një katastrofë të pariparueshme për vendin po qe se fiton pala tjetër ose po qe se ndodhesh në opozitë. Po qe se vazhdon një gjendje e tillë kjo është një gur i rëndë në kurriz të popullit shqiptar, një peshë e rëndë për të. Sepse është e nevojshme të kihet një konsensus minimal”. /Start/

                                                                                             2011-05-31 08:17
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›