E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heshtja per protestat sot vendimmarrje

Pas nje heshtje disaditore socialistet nisin prej dites se sotme marrjen e vendimeve mbi detajet qe lidhen me aksionin e protestave


Drejtuesit e Partise Socialiste do te kerkojne mbledhjen e Asamblese Kombetare brenda dy javeve


Pas nje heshtje disaditore per ceshtjen e protestave Partia Socialiste pritet te nise prej dites se sotme vendimmarrjen mbi detajet qe lidhen me aksionin e ri politik. Megjithese protestat u lajmeruan pas dates 15 tetor ato nuk moren rrugen zyrtare per caktimin e nje date por preferuan qe te pritej momenti me i pershtatshem per organizimin e tyre.


Per ti paraprire ketij momenti te pershtatshem dhe qe aksioni i tyre politik te jete i koordinuar sa me mire Partia Socialiste do te filloje prej dites se sotme organizimin ne strukturat baze.


Burime nga selia roze bejne te ditur se paraditen e sotme pritet qe te mblidhen zyrtare te larte te selise roze qe perbehet nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe bashkepunetore te ngushte te tij.


Por te njejtat burime shprehen se nuk perjashtohet mundesia qe te mblidhet dhe Kryesia e Partise Socialiste. Ne te dyja rastet teme e diskutimit do te jete aksioni politik i Partise Socialiste qe lidhet me protestat qe pritet te zhvillohen pas dates 9 nentor. Mesohet se ne takimin e lidershipit socialist do te merren vendime mbi rrugen qe do te ndiqet deri ne nisjen e protestave.


Prej disa ditesh ne strukturat e Partise Socialiste po perflitet thirrja e Asamblese Kombetare. Burime nga selia roze bejne te ditur se nje gje e tille mund te ndodhe brenda dy javeve te ardhshme.


Per kete arsye do te jete mbledhja e kryetarit Rama dhe bashkepunetoreve te tij qe do te vendosin per mbledhjen e struktures me rendesi ne seline roze sic eshte Asambleja Kombetare. Asambleja sipas statutit mblidhet nje here ne tre muaj. Duke qene se afati per mbledhjen e saj ka kaluar atehere kjo do te jete nje arsye me shume per socialistet qe te therrasin mbledhjen e Asamblese Kombetare.


Nga konsultimet e para qe jane bere ne strukturat socialiste mendohet qe nje fokus te vecante qe do te kete mbledhja e asamblese eshte organizimi i protestave ne te gjithe vendin dhenia e udhezimeve te posacme ceshtja ekonomike dhe korrupsionit ne vend.


Per te gjitha keto ceshtje Asambleja Kombetare do te analizoje situaten ne vend duke u bazuar mbi keto pika dhe me pas do te dale me nje qendrim te perbashket qe do te perbeje dhe axhenden politike qe do te ndjeke Partia Socialiste gjate muajve te ardhshem.


Sezoni i ri politik qe ka nisur sic eshte parashikuar nga zyrtare te larte socialiste do te kete shume pune per te bere. Sezoni i protestave qe do te nise nga socialistet do te jete nje sfide per opoziten shqiptare te cilet do te kerkojne permes tyre largimin e qeverise.


Ne mbledhjen e Asamblese Kombetare pritet te lexohet dhe nje raport qe lidhet me situaten ekonomike dhe korrupsionin ne vend.


Ky raport po pergatitet nga bordi ekonomik ne Partine Socialiste te cilet jane angazhuar se bashku per te perfunduar materialet qe do te behen publike nga ekspertet socialiste.


Deri me tani eshte menduar qe deputetet te ndare ne grupe te punojne se bashku per nje ceshtje te caktuar dhe nje prej tyre do te jete relator i kesaj ceshtje. Kjo menyre e zgjedhur ka te beje me perqendrimin e problemit ne syte e publikut dhe qe te mos te behet e lodhshme si edhe e merzitshme. Detajet per kete organizim pritet te mesohen gjate diteve te ardhshme.


Grupi i PS-se


Krahas mbledhjes se strukturave drejtuese te Partise Socialiste ne seline roze do te mblidhet dhe grupi parlamentar Socialist i cili eshte parashikuar te mblidhet rreth ores 1200. Ne mbledhjen e grupit do te diskutohet mbi seancen e radhes plenare ku mesohet se socialistet do te kerkojne ndryshimin e tabeles perfundimtare te votimit per raportin e Keshillit te Mandateve mbi deputetin Ilir Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›