PS kunder nismave te qeverise

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që në seancën plenare të ditës së enjte do të kundërshtojnë aktin normativ të propozuar nga qeveria për pagimin e borxheve që ndërmarrjen e ujësjellësave të bashkive dhe komunve kanë ndaj CEZ-it. Gjithashtu, ligjvënësit socialistë kanë vendosur që të ripërsërisin qendrimin e tyre mbi buxhetin faktik, i cili është diskutuar pak ditë më parë në komisionin parlamentar të Ekonomisë. Deputetët socialistë do të ritheksojnë qëndrimin e tyre në lidhje me rritjen e nivelit të borxhit publik, pasi sipas tyre, ka kaluar kufirin ligjor prej 60% të Prodhimit të Bredshëm Bruto.
Mbledhja e grupit parlamentar, e zhvilluar me dyer të mbyllura u drejtua nga zoti Gramoz Ruçi, në mungesë të kryetarit Edi Rama. Kryesocialisti mungoi në këtë mbledhje, pasi është nisur drejt Rumanisë.