Komisioni i Ekonomise miraton pr/ligjin per marreveshjen me FMN
Komisioni i Ekonomisë miraton me konsensus projektligjin për ndryshimin e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkonbëtar. Sipas këtyre ndryshimeve shtohen kuotat që shteti shqiptar paguan për këtë marrëveshje, me qëllim që të përfitojë sa më tepër financime apo asistencë nga ky organizëm i lartë ndërkombëtar monetar. Këto ndryshime u prezantuan në komsionin e ekonomisë, të cilat u miratuan me konsensus të plotë nga palët politike. Deputetët e opozitës shprehën dakordësi me shtimin e këtyre kuotave, të cilat do të shtojnë edhe më tepër prezencën e financimeve apo asitencën e FMN-së në vendin tonë.
Përfaqësues të Ministrisë së Financave sqaruan në Komisionin e Ekonomisë, se këto ndryshime nuk do të kenë asnjë efekt financiar për buxhetin e shtetit, pasi do të paguhen nga Banka e Shqipërisë, me një pagesë fillestare prej 25 për qind të vlerës.
Ministria e Financave është duke punuar aktualisht me caktimin e detyrimeve financiare që duhet të paguhen përmes kuotave, që kalojnë në adresë të FMN-së për llogari të shtetit shqiptar.