E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kundërshtoi heqjen e imunitetit nëpërmjet ndryshimit të ligjeve organike

15-07-2012 / Gazeta 55

“Imuniteti”, opozita ta votojë më 6 gusht. Kushtetuta s’do preket – Rama është bërë si “Haxhi Pishmani”

Duke u ndalur te reforma zgjedhore dhe marrëveshja PD-PS që çoi në finalizimin e një çështje të shumë debatuar dhe shumë kërkuar nga Brukseli, kryeministri Berisha tha se  mazhoranca ofroi të gjitha alternativat në këtë proces, duke bërë mjaft lëshime. 

Ndërkaq, duke e vlerësuar ligjin për heqjen e imunitetit të ofruar në parlament ekspertët e KiE-së dhe EURALIUS, kryeministri deklaroi se heqja e imunitetit lufton korrupsionin, ndërsa ftoi kreun e opozitës Edi Rama që ta votojë atë më 6 gusht. Berisha theksoi se ka qenë PS-ja ajo që ka kundërshtuar heqjen e imunitetit nëpërmjet ndryshimit të ligjeve organike dhe kërkoi ndryshimin e Kushtetutës, edhe pse kjo ishte rekomanduar nga Komisioni i Venecias. “Është shumica, ajo që bëri lëshimin”- theksoi ai.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime në Kushtetutë për heqjen e imunitetit, kryeministri Berisha theksoi se edhe pse imuniteti në kushtetutë është një standard i tepërt, ajo nuk mund të shpërbëhet mbi bazën e pendesës. “Që ta bëjmë kushtetutën si veprën e Penelopës, nuk mund ta bëjmë. Imuniteti është standard i tepërt i kushtetutës dhe të kërkosh tani për ta shpërbërë kushtetutën mbi bazën e pendesës, kjo nuk mund të bëhet” - theksoi shefi i qeverisë, ndërsa vlerësoi ndryshimet e bëra në të në vitin 2008 me Ramën. “Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka në mënyrë kategorike përveç se vlerësime pozitive. Në 2008 me Ramën bëmë një reformë kushtetuese që unë do ta quaja të një rëndësie të madhe për vendin, po ai është si puna e “Haxhi Pishmanit” nuk kam ç’i bëj, ai thotë u nguta dhe nuk është i sinqertë, se është punuar 4 muaj me grupet e interesit, por puna ka qenë shumë mujore dhe ajo Kushtetutë është sot një nga dokumentet më të shkëlqyer ligjorë” - theksoi më tej shefi i qeverisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›