PS kushte per zgjedhjet dhe per kandidatet
11/03/2011 PS mbledh Asamblenë Kombëtare, zyrtarizon kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve
Forumet vendimmarrëse formalizojnë kushtet për PD
Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare të saj për të miratuar kushtet për mazhorancën qeverisëse, respektimi i të cilave do të sillte dhe zgjidhjen e krizës politike në vend. Ndërkohë që po gjatë këtij takimi, forumi më i lartë vendimmarrës mes dy kongreseve të PS-së do të miratojë dhe kriteret mbi të cilat do të përzgjidhen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 8 majit. Gjithashtu do të jetë kjo mbledhje, e cila do ti delegojë kryesisë së PS-së atributin për të vendosur për aleancat me partitë e tjera të koalicionit në rang kombëtar.
Kriteret
“Kandidatët që kanë pasur rezultate humbëse në zgjedhjet e mëparshme nuk përfshihen në listën e kandidaturave për kryetarë të bashkive dhe komunave që i paraqiten për miratim kryesisë, me përjashtim të rasteve kur kryesia gjykon ndryshe”. Ky ishte një ndër kriteret që kupola rozë ka vendosur të respektohet për përzgjedhjen e kandidaturave me të cilat kjo forcë politike do të përfaqësohet në zgjedhjet vendore të majit. Ndërkohë që ky kriter, bashkë me një listë të gjatë kriteresh të diskutuara dhe të miratuara nga kryesia e PS-së, do ti kalojnë për miratim sot Asamblesë Kombëtare. Kandidatët duhet të gëzojnë reputacion dhe të kenë mbështetjen e zgjedhësve në komunitet, të jenë aktivë dhe të angazhuar në ndjekje për zgjedhjet vendore dhe elektorale, të kenë njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, aftësi drejtuese, organizative të punës në ekip, të kenë eksperiencë në drejtimin e burimeve njerëzore dhe materiale.
Kushtet
Asambleja Kombëtare e PS-së do të formalizojë në mënyrë përfundimtare dhe paketën e kushteve që kjo forcë parlamentare do të propozojë për mazhorancën qeverisëse, me qëllim kapërcimin e ngërçit politik. Kështu, balancimi i KQZ-së, verifikimi i listave të votuesve dhe i dokumenteve të identitetit, janë kushtet e opozitës.
Kushti i parë
Rikompozimi i Komisionit Qendror Zgjedhor është një kërkesë që është përsëritur shpesh nga opozita. Së fundmi, ky kusht do të jetë ndër kryesorët në listën e kushteve që Partia Socialiste do të drejtojë zyrtarisht për mazhorancën qeverisëse. Përmes këtij kushti kërkohet që ky institucion duhet të ndryshojë formulën e përfaqësimit të tij. Kështu, në përbërjen e tij PS propozon që tre anëtarë të KQZ-së të jenë përfaqësues të shumicës në pushtet, tre të opozitës parlamentare dhe një anëtar të jetë përfaqësues i institucionit të kreut të shtetit.
Kushti i dytë
Në pretendimet e saj, Partia Socialiste pritet të listojë si një kusht të dytë dhe verifikimin e kartave të identitetit. Ndaj kësaj çështjeje socialistët do të kërkojnë që në çdo qendër votimi të mundësohet verifikimi i dokumentit të identitetit. Megjithëse procesi i kartave të identitetit është cilësuar si një proces i suksesshëm jo vetëm nga faktori vendas, por edhe ai ndërkombëtar, sërish opozita tregohet skeptike. Pretendimin për falsifikimin e kartave ajo e ngriti dhe pas zgjedhjeve të vitit 2009.
PBDNJ gati për procesin zgjedhor të 8 majit
Dule: Emri i Bollanos, mbështetje nga të gjitha strukturat
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, bëri dje publike kandidaturën për postin e Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 8 majit. Kështu, gjatë një konference për shtyp, kreu Dule shprehu mbështetjen e partisë së drejtuar prej tij për Vasil Bollanon, si kandidat për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet vendore. Sipas tij, të gjitha akuzat e ngritura ndaj kreut aktual të bashkisë janë në gjykatë dhe nuk ka përfunduar ende procesi. “Për momentin që po flasim diskutojmë për vendimet dhe përzgjedhjet e PBDNJ-së; kur të vijë momenti për forcat e tjera, do të shprehim edhe mendimet tona. PBDNJ është në fazën dhe elaburimit të alternativave dhe përzgjedhjes së kandidaturave. Edhe pse u takon strukturave drejtuese në bashkëpunim me partnerët strategjikë, mund tju them se kandidatura e zotit Bollano është një kandidaturë e dhënë për Bashkinë e Himarës”, vuri në dukje Dule gjatë fjalës së tij. Njëkohësisht, kreu i PBDNJ-së nuk vonoi që edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë të rrëzojë të gjitha akuzat e ngritura për këtë kandidaturë. “Duhet të kuptojmë të gjithë se duhet të jemi me këmbë në tokë. Politika duhet të jetë afër qytetarit, komunitetit dhe shqetësimeve të tyre. Duhet të mënjanojmë ato grupime që dëshirojnë të largojnë vëmendjen nga ky realitet. Në shtetin e së drejtës ka një zinxhir institucional, që shprehet nëpërmjet vendimesh e relacionesh dhe nuk mund të bëhen pre e trillimeve, qoftë edhe mediatike”, theksoi Dule sa i takon një çështje të tillë. Nga ana e saj, PBDNJ-ja do të kandidojë me kandidatët e vet në këshillat bashkiakë dhe komunalë. Sipas vetë kryetarit të kësaj forcë parlamentare, aleate kryesore e Partisë Socialiste, gjatë këtyre ditëve po bëhen përgatitjet për të përzgjedhur në nivel krerësh dhe kjo pritet që të përfundojë në mesin e javës tjetër.
Hetimi
Kërkesa e Partisë Socialiste për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar veprimtarinë e Kuvendit pritet të dorëzohet sot pranë zyrave të Kryesisë së këtij institucioni. Kjo për shkak se një veprim i tillë nuk u arrit të realizohej gjatë ditës së djeshme, prej mungesës së punonjësve në zyrën e protokollit të këtij institucioni. Ishte deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ai i cili bëri me dije lidhur me një çështje të tillë. Sipas tij, dje pasdite nuk qe e mundur të dorëzohet në zyrën e protokollit, kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor, i cili do të hetonte të gjithë veprimtarinë e Kuvendit dhe të Kryetares Jozefina Topalli, pasi ajo ishte mbyllur para kohe. Në gjykimin e deputetit socialist, kjo gjë është bërë qëllimisht nga Kryeparlamentarja Topalli. “Topalli bllokoi dorëzimin e kërkesës, duke mbyllur para kohe zyrën e protokollit”, vuri në dukje Braçe gjatë fjalës së tij. Gjithashtu, Braçe informoi gjatë prononcimit për shtyp se kërkesa e firmosur nga 35 deputetë socialistë do të dorëzohet sot pranë kësaj zyre. Kjo kërkesë nuk është bërë në emrin personal të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, por kërkon hetimin e veprimtarisë së Kuvendit gjatë drejtimit të saj.