PS letër Ristanit, kushtëzon pjesëmarrjen
21/03/2011 Opozita kërkon bisedime paraprake në lidhje me rolin e KQZ-së
Partia Socialiste i ka dërguar një letër të shtunën kreut të KQZ-së, Arben Ristani, ku kushtëzon pjesëmarrjen e saj në mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithsesi, letra nuk ka mundur ti bjerë në dorë kreut të institucionit, pasi ditën e shtunë administrata e KQZ ka qenë pushim, dhe protokolli nuk ka kryer veprimet e duhura. Pritet që letra ti bjerë në dorë Arben Ristanit ditën e sotme. Burime brenda PS-së bëjnë me dije se letra përmban një sërë kërkesash të paraqitura nga PS-ja, ku kërkesa kryesore e saj është garantimi i një procesi të rregullt zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme të 8 majit. Po këto burime konfirmojnë se ndër të tjera është garantimi dhe zbatimi i legjitimitetit mbi vendimmarrjet e këtij komisioni, që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve lokale. Gjithashtu bëhet me dije se ndër të tjera, Partia Socialiste kërkon respektimin ligjor dhe heqjen dorë nga vendimmarrjet e këtij institucioni, që sipas opozitës janë të një karakteri politik, dhe kërkon fokusimin tek profesionalizmi i anëtarëve të KQZ-së. Me anë të kësaj pakete kushtesh varet dhe rikthimi i tre anëtarëve të opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku në të njëjtën kohë, pjesëmarrja e tyre në mbledhjet e këtij është detyrim ligjor, për të cilin nuk mund të negociohet. Me gjithë garancitë që ka dhënë faktori ndërkombëtar, duket se PS-ja ende nuk është e gatshme të hyjë në zgjedhje me mekanizmin funksionues të tyre, sidomos në bashkëpunimin e saj mbi realizimin e një procesi të rregullt zgjedhor. Ndërsa e kontaktuar nga “Metropol”, nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, u shpreh dje e zhgënjyer mbi mbarëvajtjet dhe situatën e deritanishme në KQZ, ku garantimi i transparencës dhe paanshmërisë politike të këtij institucioni duket se janë ende larg. “Të gjitha kërkesat tona kanë qenë dhe janë konform ligjit, dhe ne kërkojmë vetëm zbatimin e tij. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka funksionuar në mënyrë joprofesionale. Por ai është kthyer në një vegël në duart e mazhorancës për të na penguar mbi realizimin e një procesi të rregullt zgjedhor. Këtë gjë ne e kemi kundërshtuar me forcë në çdo mbledhje që ky komision ka zhvilluar. Ndaj ne jemi akoma të mendimit se duhet të ulemi dhe të bisedojmë për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme nga të gjithë”, u shpreh Subashi. Por nga ana tjetër, nënkryetarja e KQZ-së nuk dha shenja të një rikthimi të opozitës në mbledhjet e këtij komisioni. “Mbetet për tu parë se si do rrjedhin ngjarjet në KQZ, pastaj mund të diskutohet për rikthimin tonë”, tha Subashi. Bojkoti i tre anëtarëve të opozitës në mbledhjet e institucionit më të lartë zgjedhor në vend është kthyer në një fakt shqetësues. Për anëtarin e këtij komisioni, Klement Zguri, mungesa e tre kolegëve të tij në KQZ është një rast i paprecedentë dhe i pamoralshëm nga ana e tyre.
Reagimi i kreut të KQZ
Ristani: Skam dijeni mbi përmbajtjen e letrës
Tre anëtarët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që përfaqësojnë opozitën në këtë institucion, i kanë dërguar të shtunën një letër kreut të KQZ-së, Arben Ristanit, në lidhje me rikthimin e tyre në mbledhjet e këtij komisioni. Kreu i KQZ-së shprehet se nuk ka dijeni se çfarë përmban ekzaktësisht letra, por as nuk e mohon ekzistencën e saj. Në lidhje me pretendimet e Subashit shprehet se ska nevojë për tu ulur në tryezë, pasi KQZ është një institucion ku mbledhjet zhvillohen me dyer të hapura. “Nuk jam në dijeni se çfarë përmban ajo letër. Nuk e kuptoj se çfarë bisedimesh kërkojnë kolegët socialistë, dhe se ku duan ti zhvillojnë ato. Institucioni i KQZ i zhvillon mbledhjet e hapura dhe ata kanë disa muaj që nuk zënë vendet e tyre, që u takojnë sipas ligjit”, tha Ristani. Edhe më parë kreu i institucionit të zgjedhjeve i ka bërë thirrje të herëpashershme anëtarëve të KQZ të marrin pjesë në vendimmarrjet e këtij institucioni, por deri më tani anëtarët socialistë të KQZ-së janë paraqitur vetëm në zyrat e tyre, pa denjuar të marrin pjesë në mbledhjet e saj. Nga ana tjetër Ristani pak ditë më parë i dha përgjigje dhe kërkesës së PS në lidhje me riformatimin e KQZ. “KQZ-ja nuk riformatohet sa herë që humben zgjedhjet”, është shprehur Ristani. Dhe këtë deklaratë, kreu i institucionit më të lartë zgjedhor në vend e argumentoi se nuk ka kohë për të bërë ndryshime sa i përket riformulimit të anëtarëve të KQZ-së në dy muajt e fundit. Me anë të kësaj deklarate, Ristani ka hedhur kështu poshtë njërën nga kërkesat kryesore të opozitës për paketën e kushteve të paraqitura nga ana e saj për të hyrë në zgjedhjet vendore të 8 majit. “Riformatimi i KQZ-së dhe mbajtja e zgjedhjeve në aq kohë sa ka mbetur nga 8 maji është një skenar i parealizueshëm nga të gjitha ato subjekte politike që e dëshirojnë një gjë të tillë”, tha ai, i cili e shikon të pavend dhe joefektiv ndryshimin e sistemit zgjedhor sa herë që një parti humbëse e kërkon këtë. “E llogarisim të gjithë dhe jemi koshientë të gjithë për atë që sa kohë kemi dhe çfarë veprimtarie mund të kryhet. Unë nuk besoj që është një veprim i duhur, që sa herë që njëra nga forcat politike do të humbë zgjedhjet, të ndryshojmë sistemin, qoftë të menaxhimit, qoftë sistemin ligjor, po megjithatë është pjesë e vullnetit politik. Nëse do të kenë zgjidhje të tjera, ti shqyrtojnë atje ku duhet ti kenë për të shqyrtuar”.