E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, PS, Dade: Berisha pak kohe per ti dhene zgjidhje

TIRANE-“Sali Berisha nuk ka shumë kohë që të bëjë të paktën njëherë në historinë e tij politike gjënë e duhur në momentin e duhur”, theksoi deputetja socialiste”, deklaroi sot nga selia rozë deputetja socialiste Arta Dade.

Në emër të PS, Dade theksoi sot se Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë tashmë një krizë shumë dimensionale që përkeqësohet e rëndohet çdo ditë. Sipas deputetes socialiste Arta Dade, ky nuk është vetëm vlerësimi i Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, por ky qëndrim po artikulohet publikisht çdo ditë edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

“Përfaqësuesi më i lartë i Misionit të OSBE-se në Shqipëri, Ambasadori Spanjoll, vend i cili mban edhe presidencën e Bashkimit Europian, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe të tjera institucione ndërkombëtare janë shprehur qartazi se kriza po thellohet dhe se ajo mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut, kompromisit dhe konsensusit të palëve. Vetëm Sali Berisha nuk e sheh dhe nuk e njeh krizën”, u shpreh Dade.

Sipas PS, për Sali Berishën fjalët dialog, kompromis dhe consensus, nuk do të thonë asgjë. “Manipulimi me të cilin, pushteti i Sali Berishës përdori tiraninë e kartonave për të krijuar një pseudo komision hetimor parlamentar, i cili vetëm hetim të zgjedhjeve nuk mund të ofrojë, është shprehja më e qartë e koncepteve autoritariste dhe manipulative të maxhorancës. Apeli ynë për Sali Berishën është të dëgjojë drejt, sa ende nuk është vonë, zërin e popullit opozitar dhe faktorit ndërkombëtar për hetim të plotë e transparencë të pakushtëzuar të zgjedhjeve”.

PS vlerëson se Berisha duke mos pranuar asnjë zgjidhje tjetër lë të hapur vetëm një opsion zgjidhjeje, protestat. “Sali Berisha dhe pushteti i tij i kanë lënë vetëm një zgjidhje popullit opozitar, protesta deri në largimin e këtij njeriu që Shqipërisë nuk i ka ofruar dhe nuk mund të ofroje asnjë alternative”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›