E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbledh në tryezë ish të përndjekurit politik

Rama dje gjatë tryezës së PS për Drejtësinë

Si pjesë të programit të saj për një Rilindje Shqiptare, Partia Socialiste ka thirrut sot tryezën për ish të përndjekurit politikë.

Në fjalën e  tij, kreu socialist, Edi Rama tha se kjo tryezë  përbën edhe thyerje publike të një akulli të mbetur gjatë të PS-se dhe atyre që vuajtën barbarinë e regjimit komunist, sipas tij, jo se më parë PS nuk ka patur bashkëpunim me individë të spikatur të kësaj kategorie, por asnjëherë më parë nuk kemi arritur të ulemi bashkarisht, institucionalisht për të diskutuar dhe vendosur piketat.

Rama u shpreh se do të mbetet krenar përpara çdo njeriu që ishte në burg asokohe, sepse isha ndër nismëtarët e pakët për lirimin të gjithë të burgosurve politikë, theksoi ai.

Duke kujtuar peticionin dërguar presidentit Ramiz Alia, Rama tha se udhëheqësi i asaj kohe dhe i përhershëm i PD-së se sapoformuar, Sali Berisha më akuzonte që nëpërmjet këtij peticioni kërkoja të nxirrja nga burgu llumin e shoqërisë.

Kështu i quante Sali Berisha të përnjekurit, nga maja e PD-së, së sapoformuar.- tha Rama.

Ne jemi këtu sot, tha ai,  për të nisur të diskutojmë me ish të përndjekurit, për mosintegrimin e plotë të tyre në shoqëri, dhe mosdëmshpërblimin e tyre, si dy pikat kryesore të programit për ish të përndjekurit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›