Tusha: Topi do mbante fjalim, nuk konfirmoi pjesëmarrjen
LEZHE- Kreu i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha shprehu habinë për mospjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Bamir Topi në ceremoninë festive në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës.
Në një komunikim për shtyp, Tusha hodhi poshtë pretendimet e Presidencës, se i është mohuar e drejta për fjalim Presidentit.
Sipas Tushës, Presidenti nuk kishte konfirmua pjesëmarrjen në ceremoninë, duke shtuar se kjo ishte e pakuptimtë.
Ndërkaq, Tusha ka sqaruar gjithashtu se në protokoll ishte parashikuar që Presidenti Topi do të mbante fjalim.