E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratimi i Kodit Penal, Xhafaj: Vendosëm një ditë më parë për votimin

Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, në një prononcim për mediat është shprehur se opozita e kishte menduar që para futjes në kuvend miratimin e Kodit Penal

Ai deklaroi se një ditë para seancës plenare miratimi i Kodit është vendosur gjatë një takimi të thirrur nga kryesocialisti Rama, ku ishin të pranishëm Gramoz Ruçi e Ditmir Bushati.

Gjithçka u ndërtua prej tyre në funksion të lajmit, në funksion të nevojës që kishte, të alibisë që i duhej kryeministrit për të justifikuar deklaratën e tij të pasdites, për të fajësuar opozitën. Kanë ngritur shumë alibi se ka qenë një reflektim i momentit të fundit. Një ditë më parë kemi organizuar një takim me liderin e PS, e vendosëm që më parë që do votonim pro Kodit Penal, tha Xhafaj.

Dje opozita respektoi marrëveshjen me mazhorancën duke miratuar në kuvend me 126 vota pro dhe asnjë kundër ndryshimet në Kodin Penal.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Sequi vlerëson votimin e Kodit Penal, kërkon vazhdimin e konsensusit Tiranë- Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, ka vlerësuar konsenusin...
  2. Ndryshimet në Kodin Penal, opozita kundër Tiranë- Komisioni i Ligjeve ka vijuar sot seancën e radhës...
  3. “Komision hetimor për Spahiun”, Xhafaj: Në kundërshtim me Kushtetutën Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë nisi sot punimet për shqyrtimin e...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›