E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dy persona të plagosur

TIRANË- Dy persona janë plagosur pas nje perleshjeje mes tyre në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në rrugën Jordan Misja dhe dyshohet se të plagosurit janë goditur mes tyre, pas një sherri për motive ende të panjohura.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar  në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›