PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, vendos për aksionin politik
TIRANE- Asambleja Kombëtare e PS-së pritet të përcaktojë sot, qëndrimin e saj, politik në lidhje me situatën paszgjedhore. “Gazeta Shqiptare” shkruan se mbledhja pritet të nisë në orën 11:00 e do të hapet me një fjalë të kryetarit Edi Rama, i cili veç se do të përgëzojë strukturat partiake dhe gjithë elektoratin për fitoren në shumicën e bashkive të mëdha, pritet të bëjë edhe një analizë të situatës në Tiranë.
Gjatë ditëve që priteshin vendimet e Kolegjit Zgjedhor Rama ka paralajmëruar se nga drejtësia e tyre varej rruga që do të merrte vendi. “Ne fituam në fushën e garës dhe si fitimtarë në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, kemi të gjithë përgjegjësinë për të ndërtuar aksionin e mëtejshëm opozitar në funksion të shpëtimit të demokracisë, të çlirimit të drejtësisë, të rimëkëmbjes së ekonomisë”, - ka deklaruar Rama, por nuk dihet nëse sot do të ketë një datë fikse për nisje protestash, në një kohë që ende nuk ka përfunduar rinumërimi nga KQZ-ja, pas vendimit të fundit të Kolegjit.
Mendohet që fjala e sotme e Ramës të jetë më shumë një paralajmërim drejtuar maxhorancës dhe kryeministrit Berisha
Një tjetër çështje, e cila ishte përcaktuar, paraprakisht të hidhej për diskutim ishte ajo e nisjes së procesit zgjedhor të strukturave të larta të PS-së. Por, burimet e brendshme në PS bënë të ditur se megjithëse është bërë gati një vendim me afate, për nisjen e fushatës zgjedhore, mundet që të mos diskutohet në këtë mbledhje Asambleje, duke përqendruar më shumë vëmendjen tek situata politike. Zyrtarisht në rendin e ditës së Asamblesë, kjo pikë nuk ishte shkruar, megjithëse lajmërimet e anëtarëve të Asamblesë ishin bërë që ky forum do të mblidhje për zgjedhjet në parti.
Kjo mbledhje gjithsesi do t’i hapte rrugën nisjes së fushatës zgjedhore, mbledhjes së forumeve në degët e PS-së në rrethe, për zgjedhjet e delegatëve të Kongresit, i cili mendohet të thirret në vjeshtë.
(s.g/GSH/balkanweb)