E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vritet me kallashnikov 60 vjeçari, në kërkim autori

SHKODER- Vrasje me armë zjarri në fshatin Barbullush të Shkodrës.Ngjarja e rëndë është shënuar në mesnatën e së premtes ndërkohë që viktima është 60 vjecari Ndoc Celiku.

Policia thotë se viktima është qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov.

Grupi hetimor nisi veprimet hetimore në vendin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që do të mund të conin në zbardhjen e vrasjes. Paraprakisht dyshohet se autori mund të jetë një fqinj i viktimës. Për arsye hetimi policia nuk bën të ditur identitetin e tij. Ndërkohë që mbeten të paqarta shkaqet e ngjarjes.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›