E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, KQZ miraton sot pr/aktin për rinumërimin e votave

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në ora 10:00 për të miratuar pr/aktin i cili do t’i hapë rrugë rinumërimit dhe rivlerësimit të votave të kontestuara në kutitë e pahapura në 368 Qendrat e Votimit.

Kërkesa për shtyrjen e miratimit të pr/aktit gjatë mbledhjes së djeshme u kërkua nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj. Ai kërkoi kohë në dispozicion për njohjen me materialet e nevojshme të dërguara nga Kolegji, kjo edhe për shkak të vonesës në marrjen e vendimit të zbardhur të Kolegjit.

Kërkesa u kundërshtuar nga ana e PD. Sipas Kosovastit “PS nuk bën gjë tjetër vecse bën që të humb kohë. Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i LSI, Ylli Manjani deklaroi se nuk është e nevojshme që të shtyhet seanca e sotme dhe pa u informuar mbi vendimin dhe nesë ka paqartësi atëherë seanca mund të shtyhej.

Pas diskutimeve të palëve, kreu i KQZ-së, Arben Ristani njoftoi se projekt-akti, i hartuar mbi bazën e vendimit të Kolegjit Zgjedhor mund të miratohet sot, paradite. Projekt-akti i KQZ-së parashikon hapjen e katër kutive që ndodhen në 368 qendrat e votimit, ku përfshihen kutia për kryetarin e Bashkisë, për këshillin bashkiak, për kryetarin e minibashkisë dhe për këshillin e minibashkisë. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani ka parashikuar që numërimi mund të fillojë të hënën, në datën 20 qershor dhe sipas zëdhënësit Leonard Olli numërimi i 1472 kutive të fletëve të votimit mund të zgjasë deri në 10 ditë në rast se gjatë procesit nuk do të ketë bllok.

Ndërkohë që një tjetër kërkesë e PS-së është paraqitur në KQZ, për të monitoruar transportimin e kutive të fletëve të votimit, nga Lundra, drejt KQZ-së. edhe për këtë, Genc Gjonçaj kërkoi që transporti të bëhej pas miratimit të aktit. Por, Ristani deklaroi prerë se “transporti fillon nesër (sot) në mëngjes, ndaj lidhuni me administratën po të doni ta ndiqni”

Por, beteja nuk pritet të mbyllet gjithsesi me përfundimin e rinumërimit.PS-ja ose PD-ja mund të ankohen sërish në Kolegjin Zgjedhor, pas përfundimit të procesit të numërimit nga KQZ-ja të votave të kontestuara në Tiranë. Ligji u njeh palëve të kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve në Tiranë, gjë që mund të shtyjë sërish përcaktimin e fituesit për këtë bashki.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›