Vrasje me armë në Tiranë, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Vrasja ka ndodhur pranë tavernës “San Marco”, fare pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, ku ka humbur jetën shtetasi Nikolin Doda, 45-vjeç, i cili paraprakisht thuhet se është pronar i tavernës në fjalë.
Policia bëri me dije se të plagosurit janë Uran Doda, 42 vjeç oficer i shërbimit të kontrollit të brendshëm, si dhe Agron Doci e Ilmi Meta, 41 dhe 40 vjeç.
Konflikti që përfundoi me shkrepje armësh ka nisur brenda tavernës, ku disa klientë janë grindur midis tyre. Viktima ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, por ka mbetur i vdekur vetë.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet, ndërsa pritet që policia të sqarojë zyrtarisht ngjarjen.
Ndërkohë, të plagosurit kanë përfunduar në Spitalin Ushtarak të Tiranë, teksa në polici kanë përfunduar deri më tani 9 persona, si dëshmitarë të ngjarjes, përkatësisht 6 vajza dhe tre djem. /Start/
2012-05-02 08:26