Fyle do të pritet edhe me një protestë!
Protesta nuk bëhet kundër tij dhe as BE-së, por nga Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar, të cilët do të kërkojnë më shumë sensibilizim për këto kategori.
“Aspiratat e Shoqërisë Shqiptare për tu integruar në shoqërinë evropiane janë fisnike edhe të dobishme për të gjithë. Është përgjegjësi e politikës edhe institucioneve që ajo ka prodhuar që të kuptojnë se integrimi ynë fillon në Shqipëri edhe jo në Bruksel. Politika Shqiptare ka vënë në fokusin e saj vetëm rekomandimet që lidhen me kompromisin mes palëve politike. Rekomandimi me numër 11 i KE-së që bën fjalë për përmirësimin e të drejtave themelore të grupeve vulnerabël vazhdon të jetë ende i pashqyrtuar, madje hapat që janë bërë në vitet e fundit kanë qenë regresive”, thekson njoftimi.
Më tej thuhet se alibia e përdorur nga Ministria e Punës se ligjet ekzistuese janë penguese dhe duhen ndryshuar, sipas këtij Këshilli, përbën një politikë diskriminuese. “Ligjet ekzistuese janë një arritje e madhe e Shoqërisë Shqiptare, pa të cilat ngërzit në nevojë do të ishin të kërcënuar edhe për mbijetesën e tyre ekonomike. Regresi i shënuar në vitet e fundit në mohimin e të drejtave të fituara kanë thelluar edhe po e thellojnë dita ditës përjashtimin shoqëror edhe po e rrisin barrierat e veçimit të këtij grupi”, vijon reagimi. /Start/
2012-05-02 08:53