E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbledhje, pritet të vendosen hapat e mëtejshme

TIRANË- Grupi parlamentar i PS-së në mbledhjen e sotme pritet të ndërmarrë vendime të rëndësishme ne lidhje me aksionin politik që ka ndërmarrë në bashkëpunim me aleatin më të ri LSI.

Grupi i PS do të vendosë për qëndrimin që do mbajnë sot në seancën parlamentare, në lidhje me Komisionin Qendor Zgjedhor.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të shoqërohet me debate dhe replika të ashpra pas lëvizjeve politike dhe aksionit më të fundit politik që ka ndërmarrë koalicioni i sapoformuar PS-LSI për bashkimin e votave në cdo Këshill Bashkiak.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›