E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria e Maqedonia do lidhen me hekurudhë

Nuk është e largët dita kur Shqipëria dhe Maqedonia do të lidhen me linjë hekurudhore . Ky projekt është diskutuar serish mes kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe homologut maqedonas Nikola Gruesvki, gjatë një vizite që shefi i ekzekutivit shqiptar zhvilloi në Shkup. Gjatë këtij takimi pala shqiptare ka premtuar të përfundojë detyrimet e saj lidhur me këtë projekt brenda vitit 2009-të, ndërkohë që qeveria maqedonase po merret me përcaktimin e trasesë dhe shpronësimet. Gjithashtu gjatë takimit dy krerët e qeverive kanë shprehur edhe interesin e tyre për një bashkëpunim të gjerë në të gjitha fushat, në luftën kundër kriminalitetit, kontrollin e integruar të kufijve, pikat e reja doganore etj. Kryeministri Berisha, ndërkaq , i shprehu Kryeministrit Gruevski falënderimet për ceremoninë që organizohet sot në kryeqytetin e Maqedonisë për një nga ngjarjet më të mëdha e më rrezatuese në historinë e kombit shqiptar, 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe alfabetit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›