E Diel, 1 Nëntor 2026

PS mbyll fushatën në në Tiranë, miting në sheshin "Nënë Tereza"

TIRANE – Partia Socialiste po zhvillon mitingun përmbyllës në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Rama-banorëve të Tiranës: Të gjithë tek sheshi “Nënë Tereza”, fitorja është e jona
Ora 18:17 - Pak orë përpara nisjes së mitingut përmbyllës në Tiranë, kryetari i PS-së, Edi Rama zhvilloi takime përshëndetëse me banorët e kryeqytetit. Lideri i socialistëve ftoi të gjithë qytetarët të mblidhen në sheshin “Nënë Tereza”, duke u shprehur i bindur për fitoren e së majtës më 23 qershor.

“Me shumë mirënjohje për gjithë përpjekjen tuaj, duke ju siguruar që gjithë ky mund i madh dhe gjithë kjo energjie e derdhur do të sjellë rilindje për vendin tonë dhe shoqërinë tonë, unë dua t’ju garantoj po ashtu që qysh tani duket qartë që fitorja është e jona. Por fitoren do ta festojmë vetëm kur të përfundojë i gjithë procesi dhe kur gjithçka do të ketë marrë fund. Deri atë moment ne do të bëjmë me mundim dhe me pasion punën që kemi marrë përsipër karshi njerëzve dhe karshi vendit. Puna e parë për tu bërë tani është që sot të jemi të gjithë tek sheshi “Nënë Tereza” për mitingun e madh të Tiranës”- theksoi Rama në njësinë numër 1 në Tiranë

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›