FRD mbyll fushatën në Fier, Topi: Ne do të ekuilibrojmë politikën konfliktuale
FIER - Një ditë para fundit të fushatës zgjedhore Fryma e Re Demokratike u ndal në Fier, ku zhvilloi një tubim me qytetarët. I shoqëruar nga anëtarë të shtabit zgjedhor të FRD-së , kryetari Topi falenderoi gjithë qytetarët e qarkut Fier për mbështetjen e plotë që i kanë dhënë Frymës së Re Demokratike.
“Kjo mbështetje nuk është gjë tjetër veçse një tregues i rezultatit që ne presim në 23 qershor në Fier por edhe në të gjithë vendin , ku FRD është aktive dhe e konsoliduar” - u shpreh ai.
Nga Fieri kryetari Topi theksoi se forca politike që ai drejton do të ekuilibrojë politikën konfliktuale , e cila i ka kushtuar shtrenjtë Shqipërisë dhe shqiptarëve , ndërkohë që e ka kthyer skenën politikë në arenë fyerjesh.
“Politika duhet të ndryshojë me kulturë europiane duke ju rikthyer standardeve dhe vlerave të humbura. Askush më mirë se FRD nuk mund ta realizojë këtë mision. Pikërisht për ti dhënë jetë këtij misioni është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e sa më shumë qytetarëve në votime” nënvizoi ai.
Ndërkaq, Topi u tha pjesëmarrësve në tubimin zgjedhor se e drejta e votës i jep forcë zërit të qytetarëve “ Përdoreni këtë zë, bëjeni atë sa më të fuqishëm duke mbështetur masivisht FRD , partia që përkrah fort qytetarët dhe interesat e tyre. Mbas dy ditësh do të shkoni në kutitë e votimit , ju bëj thirrje të mos i drejtoheni qendrave të votimit vetëm por me miq e shokë me të afërmit tuaj dhe shënoni nr.66 ky është numri që i jep kuptim zgjedhjes suaj . Votoni nr.66 për të konsoliduar demokracinë shqiptare.”- tha Topi.
(er.nu/BalkanWeb)