SHBA-amerikanëve në Tiranë: Kujdes më 23 qershor, mund të ketë incidente
Tiranë- Vetëm tre ditë nga 23 qeërshori, dita kur shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për t’i qeverisur katër vitet e ardhshme, Ambasada Amerikane në një njoftim në faqen e saj të internetit i këshillon qytetarët amerikanë në vendin tonë të bëjnë kujdes ditën e zgjedhjeve në Tiranë.
Duke paralajmëruar se nga historia e zgjedhjeve në Shqipëri, atë ditë mund të ketë incidente të dhunshme, qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet pranë qendrave të votimit dhe atyre të numërimit, duke i kujtuar se në 23 qershor zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe se në të gjithë Shqipërinë do të hapen rreth 5.000 qendra votimi.
“Duhet mbajtur parasysh se edhe grumbullimet paqesore te njerezve e kane potencialin te gjenerojne perplasje e përshkallëzim dhune pa asnjë paralajmerim”, thuhet ne faqen e saj te internetit.
‘Edhe pse zgjedhjet ne Shqiperi kane qene pergjithesisht paqesore, ne te kaluaren jane regjistruar incidente te izoluara’, kujton mesazhi, i cili i ben thirrje qytetare amerikane te tregohen vigjilente e te njohin vendet ku levizin, te llogarisin sigurine e tyre personale, e te shmangin edhe mitingjet ne Tirane apo ne qytete te tjera.
Ndërsa këshillohen të minotorojnë mediat lokale dhe njoftimet qeveritare për trazira të mundshme të lidhura me zgjedhjet apo masat shtesë të sigurisë që mund të vendosen për periudhën zgjedhore.
Ambasada i këshillon qytetarët amerikanë të marrin masa për sigurinë vetjake e të mbajnë gjithmonë me vete telefonin celular.