E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan-Totozanit: Shpresojmë të shkojnë mirë ato zgjedhjet tuaja të dielën!

BRUKSEL-Proceset zgjedhor në Shqipëri gjithmonë kanë qenë në vëmendje të ndërkombëtareve, të cilët kanë bërë jo pak apele ‘me shkulje veshi’ për politikën shqiptare. E nëse dita e votimit për shqiptarët është vetëm 48 orë larg, nën ethe duket dhe Brukseli.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije nga Brukseli se sot në selitë europiane po mbahet një konferencë me një sërë të ftuarish, mes të cilëve ndodhet dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. Ka qenë Eduard Kukan, kreu i delegacionit parlamentar europian për Ballkanin që teksa prezantonte Totozanin i thotë “Shpresojmë t'ju shkojnë mirë ato zgjedhjet të dielën”.

Shprehja u prit me buzëqeshje nga Totozani, personaliteti i të cilit u vlerësua maksimalisht nga Kukan.
“Totozani është një personalitet që e vlerësojnë e respektojnë të gjithë në Shqipëri”, theksoi më tej Kukan. 

Dhe realisht Brukseli nuk ka reshtur duke bërë thirrje që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse cdo proces zgjedhor konsiderohet si test mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Për zgjedhjet e kaluara të zhvilluara, në raportet e ndërkombëtareve, Shqipëria nuk e ka marrë kurrë notën 10.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›