E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, me 2 standarde për votat e hedhura në kutitë e gabuara

Pavaresisht nga deklaratat e liderit te Partise Socialiste se nuk do te njoh vendimet e Kolegjit Zgjedhor, i cili ne vendimin e pare te tij ka lene ne fuqi aktet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per numerimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar, duhet thene se PS-ja po sillet ne menyre institucionale ndaj institucioneve te pavarura te shtetit shqiptar. Ka pak rendesi per qytetaret e Tiranes dhe te gjithe vendit, aspekti i ri i padise qe Partia Socialiste depozitoi ne Kolegjin Zgjedhor dy dite me pare, por fakti se kjo parti po depoziton prane Kolegjit Zgjedhor padi te re, deshmon jo thjesht shpresen e saj per nje vendim pozitiv te Kolegjit, por mbi te gjitha besimin te ky institucion kolegjial, gje qe do te thote de juro certifikimin e ketij institucioni. Pra rrjedhimisht do te thote pranimin e cdo vendimi qe do te jap ky Kolegj, cilido do te jete ai. Nese do te ishte ndryshe, Partia Socialiste nuk kishte se perse t’i drejtohej serish ketij institucioni. Tashme kjo pyetje mund t’i shtrohej liderit te PS-se, Edi Rama si humbes i bashkise se Tiranes. Ne kete menyre edhe pse ne heshtje pas nderkombetareve, kryeministrit te vendit, Presidentit te Republikes dhe partive politike, Partia Socialiste pavaresisht deklaratave te saj eshte rreshtuar me keta aktore dhe qytetaret shqiptare, koke ulur apo koke larte, ne pritje te cdo vendimi qe Kolegji do te jap. Ne fakt kjo ishte e vetmja zgjidhje per te dyja palet, te cilat vet hartuan nje Kod Elektoral me konsensusin e tyre te plote dhe me bindjen se ne rast se nuk do te kishte konsensus gjithcka do te zgjidhej vetem nga drejtesia. Me daten 3 qershor Kolegji Zgjedhor vendosi dhe rrezimin e padise se Partise Socialiste, nje vendim i cili u kundershtua me pas nga selia roze. Por pavaresisht kesaj, ekspertet e Partise Socialiste hartuan padine e radhes ku kerkojne serish rrezimin e vendimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ne total kjo eshte padia e katert e bere nga PS-ja ne Kolegjin Zgjedhor, ku ka kerkuar nxjerrjen te pavlefshme te vendimeve te KQZ-se qe i japin mandatin e kryebashkiakut kandidatit te mazhorances Lulzim Basha. Ne te tre padite e para Kolegji ka rrezuar pretendimet e juristeve te PS-se. Nje prej padive u pushua, pasi KQZ-ja kishte marre vendim per ceshtjen e ngritur. Nga padia e dyte selia roze u terhoq, ndersa padia e trete u rrezua nga Kolegji ne daten 3.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›