E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse besojme ne taksat e uleta Nga Prof. Dr. Sali Berisha

Ne besojme ne taksat e uleta, per faktin e thjeshte sepse jemi te bindur, se parate ne kontot e biznesmeneve e sipermarresve privat jane me te dobishme ne fund te fundit sesa ato ne duart e shteti dhe te qeverise. Mbi kete baze ne ndermorem ulje te medha taksash, ulje te cilat ne taksen e fitimit shkuan rreth 150 %, ne taksen e te ardhurave personale rreth 130%. Nga sigurimet shoqerore rreth 100%, po keshtu me dhjetera tarifa u zhduken ose u shnderruan ne 1 euro. Te gjitha keto u bene nje nxitje per biznesin shqiptar

Historia e Fondit te Europes Juglindore ne te cilen qeveria shqiptare u be nder aksioneret e pare rajonal, eshte nje histori e vertete suksesi. Nga ky fond ne Shqiperi jane dhene mbi 8300 kredi. Po te kemi parasysh kohen kur keto kredi jane dhene dhe perfituar, vlera e tyre eshte shume e madhe, sepse ne nje periudhe te veshtire per ekonomine Europiane dhe shqiptare rajonale ekonomine boteror, e keto kredi dhane nje ndihmese te madhe, mbrojten dhe mundesuan mijera e mijera vende punesimi. Nxiten prodhimin, u shnderruan keto po te perdorim gjuhen e Skenderbegut, ne nje faktor te rendesishem rezistence ndaj cunamit ekonomik dhe financiare Europian dhe boteror dhe une ju falenderoj per fjalet inspiruese qe gjetet per Skenderbegun.

Shqiperia eshte nje ekonomi e vogel, por dinamike dhe entuziaste, e cila fakton gjate kesaj krize te rende se modeli i saj eshte nje model funksionues, modeli i sa,j sado qe ne permasa eshte modeli i nje ekonomie te vogel, por qe ia doli te perballoje me sukses, pasojat e renda te krizes ekonomike dhe financiare Europiane dhe Boterore. Modeli ekonomik i vendit tim bazohet kryesisht ne nje qeveri te vogel dhe mendoj se fakti qe ky vend ne periudhen e krizes me te madhe u gjet ne me pak se gjysmen me nje sektor publik 50% me te vogel sesa vendet fqinje,ne te gjitha analizat ishte nje avantazh serioz per, sektorin privat te vendit. Vitet ne te cilat kaloi ishin per Shqiperine vitet e nje revolucioni te thelle fiskal. Ky revolucion fiskal, nisi duke u bazuar ne parashikimin ne autoritetet shqiptare te cunamit qe do te vinte, por nisur nga modeli fiskal qe ne besojme. Ne besojme ne taksat e uleta, per faktin e thjeshte sepse jemi te bindur, se parate ne kontot e biznesmeneve e sipermarresve privat jane me te dobishme ne fund te fundit sesa ato ne duart e shteti dhe te qeverise. Mbi kete baze ne ndermorem ulje te medha taksash, ulje te cilat ne taksen e fitimit shkuan rreth 150 %, ne taksen e te ardhurave personale rreth 130%. Nga sigurimet shoqerore rreth 100%, po keshtu me dhjetera tarifa u zhduken ose u shnderruan ne 1 euro. Te gjitha keto u bene nje nxitje per biznesin shqiptar. Te gjitha keto krijuan nje mjedis shume me te mire per investimet dhe biznesin. E verteta eshte se keto kane qene vitet ne te cilat biznesi i vogel, eshte mbi dyfishuar dhe ajo qe eshte specifike ne kete mbi dyfishim eshte se kjo ka ndodhur edhe ne zonat e largeta te vendit, ky dyfishim nuk ka ndodhur vetem ne Tirane apo ne Durres, jo. Ka ndodhur edhe ne Puke, ne Kukes , ka ndodhur edhe ne zona te tjera te largeta te Shqiperise.

Dy vjet me pare lexova nje punim te nje grupi serioz te universitetit te Oxfordit, i cili faktonte se per cdo dollare, takse, korporate te ulur, 0.54% u shkonte fitim punonjesve duke permbysur njehere e pergjithmone dogmen marksiste te takses progresiste ne kete menyre. Ky grup qe kishte analizuar rreth 800 mije sipermarrje ne Europe dhe ne Bote per rreth 10 vite, faktonte ne studimin e tij dhe argumentonte ne menyre shkencore domosdoshmerine e politikes se taksave te uleta, si interesi me i mire, jo aq i kapitalistit si i tille, por i punonjesve dhe shoqerise ne teresi. Qeveria beri perpjekje te medha dhe nje bashkepunim te ngushte me bankat per te vendosur nje kuader ligjor sa me te favorshem dhe te pershtatshem per to.

Sistemi bankar i vendit ishte natyrisht i pari qe ndjeu krize, perjetoi disa momente te veshtira sidomos ne tetorin e vitit 2008, kur nga paniku dhjetera, mijera qytetare terhoqen kursimet nga bankat, por kjo qe nje stuhi afatshkurter. Bankat e vendit u sollen me nje maturi te madhe, me nje seriozitet dhe jashte panikut, ato kapercyen brenda disa muajve kete periudhe te veshtire. Qeveria se bashku me to vendosi rritjen e garancise per kredite. Disa masa u moren dhe kredia dhe depozitat kane rritje dyshifrore, natyrisht ka nje rritje te kredive te keqija, por kjo rritje eshte relative per vete fluksiacionin qe pati niveli i kredise gjate tre viteve te fundit, gjendja e tyre sot eshte e shendetshme.

Bankat ne Shqiperi jane te gjitha te huaja, jane bija dhe nuk jane nena, ndaj dhe une shfrytezoj rastin te shpreh nje mirenjohje te thelle per te gjitha bankat nena kudo qe jane ato, ne Austri, Gjermani, Greqi, Itali dhe gjetke, te cilat gjeten nje mbeshtetje te plote per veprimtarine e tyre ne Shqiperi dhe ne momente te veshtira ne vendet e tyre, ato mbeshteten plotesisht suksesin e bankave bija ne Shqiperi. Nje faktor tjeter i rendesishem mendoj une, i modelit te ekonomise shqiptare jane investimet. Ne keto vite ne kemi qene investitore, kemi bere cdo gje, per investim te madh dhe per dy vite me radhe kemi investuar 10% te GDP, ne ndertimin e rrugeve te vendit. Keto faktore bene qe ne ta ndiejme krizen ekonomike, po te mos njohim recensionin ne vitin 2000, ne vitin me te veshtire ne 2009, rritja ekonomike ra ne 3.1% , ne 2010 shkoi ne 4%, shpresojme kete vit te jete me e madhe , por per ne fondi Europian i Europes Juglindore mbetet dhe eshte institucion jashtezakonisht i rendesishem ne projektet tona per te ardhmen.

***

Shqiperia 20 vite me pare renditej ne 3-4 vendet me te varfra te botes, sot renditet ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Por Shqiperia ka nje enderr, cdo shqiptare ka nje enderr dhe endrra e cdo shqiptari eshte ‘ Shqiperia vend i zhvilluar’. ‘Shqiperia vend i zhvilluar’, ka te gjitha potencialet ka te gjitha mundesite per tu bere nje vend i tille, por natyrisht Shqiperia vend i zhvilluar do te behet nepermjet reformave universale te gjithanshme dhe investimeve ne mijera e mijera projekte ne te kater anet e ketij vendi. Koncepti i qeverise shqiptare eshte ky, Europen duhet ta ndertojme ne cdo qoshe te Shqiperise. Nje vend me territor te vogel dhe toke te paket, nuk ka as edhe nje pellembe toke per te braktisur. Ka detyrim per te shfrytezuar cdo gje, per te shnderruar ne vlere per qytetaret e saj, cdo pasuri te ketij vendi. Shqiperia eshte vend i vogel me pasuri te medha dhe me oferta te me te medha per korporatat me te medha te botes.

Le te marrim energjine. Shqiperia eshte vendi i vetem ne rajon qe mund te behet 100% prodhues i energjise se rinovueshme, ujore dhe eksportues i saj dhe kjo perparesi del shume me teper ne pah pas vendimit qe Kancelaria Merkel, mori per mbylljen e centraleve nukleare, te konsumatorit me te madh te energjise ne Europe vendit te saj. Ky vendim ka nje impakt te jashtezakonshem ne ekuilibra dhe tregun energjetik Europian. Ky vendim ka percaktuar vitin 2022 dhe kjo ne nje treg unik energjetik, kerkon qe te rendet me vendosmeri te madhe para cdo burimi tjeter energjie, sepse nuk mund te them se ky vendim i Kancelares, nuk do te kete ndikim ne vendimmarrje te tjera, te qeverive te tjera, ndaj nje burimi qe dihet se ishte burimi me konstant, me i paster, por me ate qe ndodhi ne Japoni, secili eshte i detyruar te nxjerre leksionin e vet. Shqiperia eshte nje vend me burime ujore, te vogla, por qe te marra se bashku bejne Danubin. Shqiperia ka per te ndertuar 444 hidrocentrale te mesme dhe te medha. Shqiperia ka firmosur me sektorin privat ndertimin e 220 hidrocentraleve. Investitoret shqiptare po presim financimet, 36 prej tyre kane filluar punen qindra te tjera jane te gatshem dhe po presin te fillojne dhe jane ne pritje, ndaj dhe do te vleresoja shume qe Fondi Europian i Europes Juglindore te shqyrtonte mundesin e nderhyrjes me energjike dhe financimit te hidrocentraleve te vogla dhe te mesme pasi ne filozofine e tij jane sipermarrjet e vogla dhe te mesme dhe une e mbeshtes plotesisht kete filozofi dhe kete qendrim.

Shqiperia eshte per t’u zhvilluar, dhe ka nje rruge te veshtire. 2/3 e territorit te saj kane potenciale te jashtezakonshme per zhvillim, por faktikisht presin te gjitha investime. Ne Shqiperi nuk ekziston pothuajse turizmi malor, por Shqiperia mbi te gjitha eshte vend malor, lartesia e saj mesatare eshte dy here lartesia e Europes, 7008 metra. Ne do te vleresonim shume inkurajimin e zhvillimit te potencialeve turistike dhe qeveria do te miratoje se shpejti ligjin, 8 vite pa asnje takse per te gjithe ata qe investojne ne zonat turistike malore te vendit. Ne duhet te nxisim sipermarrjen e vogel kudo si nje kusht per te shkeputur njerezit nga varferia dhe rritur prosperitetin e tyre. Qeveria se shpejti do te filloje per zonat e varfra sistemin e mikro-kreditit. Jam i bindur se fondi Europian i Europes Juglindore institucionet e tjera financiare do te bashkepunojne dhe me perfaqesuesit e babait te mikro-kreditit, ne menyre qe te shtrijne, te shumefishojne mundesine e mikro-kreditit ne ekonomine shqiptare per nxitjen e biznesit te vogel, ne mbare vendin.

Kulmi i krizes ka kaluar por serish borxhet jane bere si fantazma financiare dhe kjo natyrisht detyron dhe imponon nje qendrim te ri. Ky qendrim i ri kerkon qe qeverite te bejne cdo gje per t’i ulur ato duke zvogeluar ne menyre te pamohueshme, portofolin investues te qeverive. Ne kete pike roli i bankave dhe kredive behet me i rendesishem. Per vendin ka vetem nje rrugedalje, fuqizimi i sektorit privat, financimi i tij, kreditimi i tij me i madh dhe ne kete aspekt roli i fondit Europian mbetet dhe behet edhe me jetik, roli i institucioneve financiare private behet edhe me i rendesishem.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›