E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS merr bashkine e Durresit. Feste per Dakon

Vangjush Dako do të vijojë të drejtojë bashkinë e Durrësit edhe për katër vitet e ardhshme nën siglën e Partisë Socialiste. Dako vlerësoi votuesit që e përkrahën duke premtuar vazhdimësinë e punës në funksion të interesit të qytetarëve.
  
”Dua të falenderoj ata të cilët më besuan dhe më votuan. I jam mirënjohës dhe në katër vitet e ardhshme do të vazhdoj tu shërbej më shumë se këto katër vite që kaluan. Tregoi që qyteti i Durrësit meriton punën, kërkon punë dhe ne duhet tia shpërblejmë gjatë katër viteve vetëm me punë” tha Dako.

Pas përfundimit të numërimit të tejzgjatur të votave për bashkinë Durrës, Dako mori 33 369 vota me një diferencë me kandidatin e djathtë Ferdinand Xhaferraj prej 3584 votash.

Aleks Kalemasi 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›