PS, mes replikave me grevistet dhe PD

Para tyre, deputete te spikatur per qendrimet e tyre te pavarura, kishin dicka per te thene.
"Keni shume te drejte sepse nuk mund te kete dy standarte te ndryshme. Kur isha ne opozite me Berishen une isha ketu ne proteste si ju", u shpreh deputeti, Nikolle Lesi.
I ashper ishte edhe deputeti Spartak Ngjela.
"Ju bej thirrje te gjithe shtresave qe jane te vuajtura, te gjithe atyre qe iu eshte marre prona qe te vijne ketu per voten e lire. Ne ecim perpara drejt rivendosjes", u shpreh Ngjela.
Por me pas, kuvendi i Shqiperise ka nisur punimet e tij, ne mes te tensionit per nje perplasje te mundshme me deputetet protestues.
Grevistet gjate gjithe kohes kane qendruar te ulur ne balle te salles, duke kerkuar pezullimin e miratimit te kodit te ri zgjedhor, nen nje parulle te madhe per voten e lire, varur tek tryeza e qeverise.
"Ne do te vdesim ketu ne kete vend dhe voten e lire do ta mbrojme. Nuk bejme pazare dhe do te mbrojme vlerat demokratike", u shpreh deputeti grevist, Frrok Gjini.
Per here te pare zyrtarisht, Partia Socialiste eshte deklaruar per greven permes nenkryetarit te grupit parlamentar Erjon Brace.
"Refuzoj te gjitha aludimet per marredhenie apo marreveshje per pazare apo biznese me Berishen, qe ka qene dhe do te jete kundershtari yne edhe per pak muaj. Pas zgjedhjeve te 2009 Berisha do te jete nje njeri qe do i permbushim kerkesat si cdo pensionist. Mbi interesat e Partise Socialiste, nuk veme interesat e kerkujt tjeter", u shpreh Brace.
Por menjehere Brace vijoi diskutimin e tij ne drejtimin tjeter, qe sipas tij duhet te ishte shqetesimi kryesor i te gjitheve, nxjerrja ne pension politik e Sali Berishes.
Seance me pas ka vijuar normalisht me miratimin e disa projektligjeve qe ishin ne rend te dites.