Tragjedia e Gjirokastres, pritet kompensimi

Mengjesin e sotem rreth ores 6 eshte vetedorezuar ne komisariat edhe Aristotel Haxhi, i shpallur ne kerkim.
Ai eshte nje nga bashkepronaret e firmes qe po kryente punimet prane pallatit qe u shemb.
Nderkohe diten e djeshme gjykata me kerkese te prokurorise ka dhene 5 masa arresti me burg pa afat per te ndaluarit nga policia.
Pallati i tragjedise nderkohe eshte shembur plotesisht godina e demtuar. Tashme pritet qe te miratohet edhe fondi per sigurimin e strehimit te familjeve te mbetura te pastreha.
Nderkohe kryebashkiaku Flamur Bime gjate nje takimi me stafin e bashkise ka folur sot per kompesimin qe do t'i behet familjeve te demtuara nga shembja e pallatit. Sipas tij duke u nisur nga vlera e tregut vetem per shtepite e shkaterruara demi eshte 63 milione leke. Ndersa per orendite eshte nje tjeter shifer duke e cuar vleren totale ne 80 milione.
Gjithcka eshte ne pritje te vendimit te keshillit te ministrave. Nderkohe qe jane ngritur dy grupe pune, grupi i pare merrert me akomodimin ushqimin dhe te gjitha nevojat e familjareve qe u perballen me kete tragjedi dhe grupi i dyte do te meret me verifikimin e situates ndertimore dhe gjeologjike te qytetit duke u mbeshtetur edhe nga specialiste te fushes.