Seria A nje pazar

Skandali i basteve në kampionatin italian rrezikon të marrë përmasa më të mëdha. Almir Gegiç, njeriu që akuzohej si një prej drejtuesve të organizatave kriminale që trukonin ndeshje është dorëzuar dhe ka dhënë detaje tronditëse.
Deklaratat më të rëndësishme gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, Gegic i ka dhënë për situatën problematike ku ndodhet futbolli italian. Sipas tij, prej të paktën 20 vjetësh, ndeshjet në ligat e ndryshme të vendit i shiten atij që ofron më tepër para.
Fenomeni përhapet më së shumti në javët e fundit të kampionatit, moment kur shumë skuadra luajnë pa objektiva dhe i shfrytëzojnë ndeshjet për të rregulluar bilancet.
I vetëdorëzuari nënvijëzoi se në Itali ekzistojnë edhe shumë grupe të tjera kriminale që sigurojnë përfitime të mëdha nga trukimi i ndeshjeve.
Përpara prokurorëve, kreu i bandës së “ciganëve” ka folur për metodat si bandat sigurojnë informacion për ndeshjet me rezultat të paracaktuar, personazhet e përfshirë dhe si qarkullonin paratë.