Fino: Te shtyhet diskutimi, deputetet te njohin draftin
Deputeti socialist, Bashkim Fino, ishte i vetmi qe mundi te ule tensionet ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve, ku diskutohej per ndryshimin e Kushtetutes. Fino kerkoi shtyrjen e debatit per diten e merkure, pas reagimeve te ashpra te deputeteve Madhi dhe Braho kunder tij. "Eshte me mire ta shtyjme diskutimin, ne menyre qe ta njohin draftin e PS te gjithe perfaqesuesit e partive", tha Fino. Diskutimi do te rinise te merkuren. Komisioni ka caktuar dy deputete qe do te jene relatoret e projektit, Fatmir Xhafaj dhe Arenca Troshani. Ata do ta mbrojne para komisionit.