PS ndan qarqet për anëtarët e Kryesisë. Ja lëvizjet
TIRANË- Kryesia e Partisë Socialiste ka ndarë qarqet për anëtarët e kryesisë, të cilët do të jenë përgjegjës tashmë e tutje për organizimin në to.
Në listën paraprake që bëhen me dije nga burime brenda mbledhjes mësohet se do të ketë ndryshime në mbulimin e deritanishëm që ishim mësuar.
Kështu, Ben Blushi nga qarku i Korcës që ka mbuluar më parë, tashmë do të kalojë me mbulimin e qarkut të Elbasanit.
Deputeti Erjon Brace nga qarku i Beratit do të kalojë në Korcë. Ndryshim do të ketë edhe deputeti Namik Dokle që pas ndarjes së re pritet të mbulojë Beratin.
Deputetja Eglantina Gjermeni është vendosur përgjegjëse në Krujë, ndërkohë që Ditmir Bushati në Pukë dhe Malësi të Madhe.
Ndryshime në zonat e mbuluara do të kenë edhe deputetet Valentina Lesakj që kalon në Vlorë dhe Arta Dade në Tiranë.
Sa i takon dy sekretarëve Blendi Klosi dhe Gramoz Ruci mësohet se nuk do të kenë ndonjë qark të përcaktuar, pasi do të merren me organizime në tërësi.