Spanja: Heqja e vizave, ndihmon integrimin ne BE
Integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian varet nga plotesimi i kushteve te percaktuara ne progres-raportin per vendin tone, si dhe permbushjes se plote te standardeve per procesin e liberalizimit te vizave. Keshtu u shpreh dje ambasadori spanjoll ne vendin tone Emanuel Montobio, gjate prezantimit te programit te Spanjes ne drejtimin e Bashkimit Evropian. Si perfaqesues i vendit qe ka Presidencen e radhes se BE-se, Montobio, u kujtoi dje autoriteteve shqiptare se duhet te permbushin rekomandimet ne rrugen e tyre drejt BE-se. "Shqiperia ka prezantuar kerkesen per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Celesi i progresit eshte permbushja e rekomandimeve te progres raportit dhe permbushja e standardeve per liberalizimin e vizave eshte gjithashtu nje kerkese e domosdoshme", tha Montobio, gjate prezantimit te programit te Spanjes ne drejtimin e Bashkimit Evropian. Pavaresisht ketyre keshillave, Montobio theksoi faktin se Spanja ka si prioritet ne Presidencen e saj te BE-se, zgjerimin e ketij bashkimi. Duke shtuar se mbeshtet zgjerimin e Bashkimit Evropian si dhe procesin e liberalizimit te vizave. "Ambicia jone eshte te ecim perpara me kete proces", tha ambasadori spanjoll, vendi qe per te paren here do te drejtoje sipas nje strukture te re, me hyrjen ne fuqi te Traktatit te Lisbones. Nderkohe qe nderkombetaret kerkojne edhe permbylljen brenda afateve te pergjigjeve nga pala shqiptare, te te gjitha pyetjeve te Pyetesorit te Komisionit Evropian, per kerkesen e bere nga Shqiperia per marrjen e statusit te vendit kandidat. Keshillat e vazhdueshme te nderkombetareve dhe ne menyre te vecante te diplomateve spanjolle, vijne ne nje kohe kur opozita vijon bojkotin ndaj Kuvendit dhe cdo lloj aktiviteti parlamentar. Se fundmi dhe institucioneve nderkombetare. Bojkot i cili po le pezull miratimin e disa projektligjeve te rendesishme, pjese e reformave ne kuader te procesit te anetaresimit ne Bashkimit Evropian. "Vendi juaj tashme ka prezantuar kerkesen per statusin e vendit kandidat. Por celesi i procesit integrues eshte qe Shqiperia duhet te permbushe rekomandimet e progres-raportit dhe po u arriten keto, cdo gje do vije ne menyre te natyrshme. Permbushja e standardeve per liberalizimin e vizave eshte nje tjeter kriter shume i rendesishem, sikunder dhe pergjigjet e pyetesorit, afati i dorezimit per te cilin eshte data 31 mars", deklaroi Montobio. Per ambasadorin spanjoll muajt maj 2010-2011 jane nje proces kyc dhe nje sfide e madhe qe del perpara Shqiperise, per sa i perket proceseve integruese. Takimi i Zagrebit, tha zoti Montobio eshte nje rast pozitiv per Shqiperine, vendi qe sipas tij ka ndjekur nje politike te fqinjesise se mire ne rajon.
31 Mars Eshte afati i percaktuar per Shqiperine, per dorezimin e plotesuar te te gjitha pyetjeve te Komisionit Evropian, per procesin e integrimit te vendit tone ne Bashkimin Evropian.
1 Rezolute Do te miratoje diten e enjte, Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes per situaten politike ne Shqiperi. Ne te kerkohet dialog politik dhe ngritja e nje komisioni hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit.
Keshilla
Spanja i sugjeron autoriteteve shqiptare, qe te permbushin sa me pare rekomandimet e raport progresit te Komisionit Evropian per to, ne menyre qe te ece perpara me procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian.