E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ne Kuvend per te bllokuar seancat plenare

Opozita e majte paralajmeron nje seance tjeter te veshtire ne Kuvend kete radhe duke gjetur si pretekst ate te ndryshimeve ne rregulloren e Kuvendit dhe kufizimin e imunitetit te deputeteve. Grupi parlamentar socialist do te vijoje te mbaje qendrim bllokues ne seancat parlamentare duke dale ne foltoren e Kuvendit si nje aksion ky per te bllokuar punimet e Parlamentit. Ne qender te sulmit te opozites parlamentare mesohet se do te jene Kryeministri Berisha dhe ministri i Brendshem Basha ky i fundit kandidati me potencial per bashkine e kryeqytetit.

Ne mbledhjen e grupit kuvendor te selise roze nuk eshte marre asnje vendim perfshire ketu dhe ndonje vendim per protestat e radhes se opozites pavaresisht se Rama deklaroi nje dite me pare se do te vazhdojne te protestojne paqesisht por vendosmerisht. Partia Socialiste do te marre pjese ne seancen e dites se enjte te Kuvendit ku do te diskutohet lidhur me ndryshimet ne rregullore. Vendimi eshte marre paraditen e djeshme gjate mbledhjes se Grupit Parlamentar te Partise Socialiste. Mbledhja e grupit te PS-se u be pas perfundimit te Komisionit te Ligjeve ku deputetet e mazhorances kane votuar ndryshimet ne rregullore. Nderkohe qe deputetet e opozites e kane kundershtuar miratimin e draftit dhe braktisen komisionin pas debateve te ashpra. Burime nga mbledhja e Grupit te PS-se u shprehen se pjesemarrja ne debate do te jete per te mbajtur dhe bere publik qendrimin e opozites ne lidhje me ndryshimin e rregullores. Keto ndryshime te rregullores se Kuvendit do te sjellin nje model te te ri te zhvillimit te seances ku me kryesori eshte i mbajtjes se fjalimeve jashte rendit te dites ne fund te seances dhe jo ne fillim sic eshte aktualisht. Te mbledhur posacerisht per te percaktuar nje qendrim unik per seancen e se enjtes ne Kuvend te majtet kerkuan qe te ngrene zerin mbi ate qe e konsiderojne atentat parlamentar. Ata do te kundershtojne njezeri jo vetem nismen e mazhorances per kufizimin e imunitetit por edhe penalizimet e propozuara nga te djathtet ne rregullore qe sipas tyre synojne eliminimin e zerit opozitar ne parlament.Per deputetin socialist dhe njekohesisht anetarin e Komisionit te Ligjeve Pandeli Majko ndryshime te tilla nuk jane gje tjeter vetem se nje sulm i hapur ndaj opozites . Amendimi i rregullores eshte nje sulm ndaj opozites per ta penguar ate te ushtroje funksionin e saj ne parlament sic e parashikon Kushtetuta - tha ai. Po dje deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla akuzoi qeverine e Kryeministrit Berisha si nje bande kusaresh qe sundon mbi qytetaret shqiptare pasi u ka vjedhur votat dhe te drejten per te zgjedhur qeverine qe meritojne. Mjafton te shohesh se cilet jane njerezit e regjimit qe sundon mbi shqiptaret per te kuptuar se ky entitet qe drejton Sali Berisha ne fakt nuk e ka vendin ne Keshillin e Ministrave por perpara drejtesise duke u perballur me ligjin per aferat korrupsionin e skandalet qe nuk kane te sosur - deklaroi deputeti Balla. Ne maje te kesaj piramide korrupsioni vjedhje e vrasjesh qendron kapobanda i vertete i regjimit te sotem Sali Berisha mbi te cilin rendojne plot 32 e dy jete te humbura duke filluar me 26 jetehumburit e Gerdecit me kolegun tone te ndjere socialist Fatmir Xhindi e kryekomunarin e ndjere Remzi Veseli e duke perfunduar me kater jetet qe mori me plumbat e Gardes Republikane. Berisha qe bekon cdo vjedhje e vrasje per te mbrojtur vjedhjet e per te vazhduar vjedhjet tha ne nje konference per shtyp deputeti i Partise Socialiste. Ai e akuzoi Kryeministrin se po vjedh e pasuron oborrin ne kurriz te 1 milion te papuneve dhe te me shume se 500 mije te varferve. Duke ilustruar konkretisht akuzat e tij deputeti socialist mori si shembull disa nga anetaret e qeverise Berisha te cilet jane teresisht te zhytur sipas tij ne llumin e korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›