PS ne ambientet e KQZ anullohet mbledhja

Rreth 3 orë pasi deputetët e Partisë Socialiste bllokuan mbledhjen e KQZ-së, ku pritej të miratohej projektakti për fletët e kontestuara të cilat parashikohen të jenë pjesë e rezultatit për Tiranën, komisioni vendosi të pezullojë dhe më pas të anullojë mbledhjen.
Në një intervistë për Albanian Screen, kryetari i Komisionit Qendror, Arben Ristani tha se për largimin e deputetëve të PS-së nga salla e KQZ-së mund të përdorej edhe forca e ligjit.
Arben Ristani: “Sigurisht që për sa kohë që salla e KQZ-së do të jetë e pushtuar nga njerëz të tillë, komisioni nuk do të mund të punojë, por që besoj që së shpejti do t’i thërrasin arsyes dhe ligji do të veprojë”.
Elona Gjylmi: "Nëse ata nuk largohen do të merrni masa?"
Arben Ristani: “Sigurisht që ata do të duhet nën pushtetin e ligjit të lirojnë sallën”.
Pavarësisht akuzave të deputetëve socialistë se KQZ po mundohet të ndryshojë në tavolinë rezultatin për Tiranën, Ristani përgjigjet:
Arben Ristani: “Kemi të bëjmë me një akt që nuk kërkon t’i kalojë fitoren askujt, por një akt që kërkon të kqyrë dhe vlerësojë votat e hedhura në kutinë e gabuar”.
Jashtë ambienteve të KQZ-zë vihet re një prani e madhe e forcave të policisë, të cilat mundohen të mbajnë nën kontroll situatën.
Bora Ymeri