E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi Te merremi me ceshtjet zgjedhore jo te pezullojme punen

"Ne kemi detyrimin, sipas Kodit Zgjedhor, të merremi me çështjet zgjedhore dhe jo të pezullojmë punën në KQZ. I gjithë ky pezullim u arsyetua për një prishje të rendit dhe qetësisë, që për hir të së vërtetës në KQZ ndodh gati çdo ditë dhe mbledhjet vazhdojnë.

Nuk e di arsyen, por nëse kolegët e mi më ndjekin do t'u bëja thirrje që këtë mbledhje që e kishim të planifikuar për ta bërë në orën 12.00 për të nxjerrë rezultatin e KZAZ-së numër 49 në Tiranë ta mbajmë në orët e pasdites si dhe të marrim vendim edhe për çështjet e tjera zgjedhore që i kemi në shqyrtim"- tha nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›