Kodheli: Revoltë popullore, po u vodh vota në tavolinë
TIRANE- Deputetja socialiste Mimi Kodheli në një prononcim për medjat bëri me dije se ajo cka po ndodh sot në KQZ është një tentativë për të vjedhur në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sipas saj PS do t’i përgjigjet kësaj tentative me revoltë popullore.
“Përgjegjësit e 21 Janarit, shitësit e detit sapo deklaruan vullnetin e Berishës për të vjedhur votën e Edi Ramës në tavolinën e Ristanit. Saliu nuk ka asnjë respekt për të drejtat e shqiptarëve. Saliu ta harrojë se mund të vjedhë në tavolinë, se vendi do ketë pasoja. KQZ-ja duhet të nxjerrë tabelat përmledhëse për Tiranën ose populli do të vërë drejtësi me revoltë”, theksoi Kodheli.
Sipas saj “Skena e përgatitur për një krim të pashembullt në KQZ është një përpjekje ogurzezë që s’do ketë asnjë shanc të kthehet në fakt të kryer”.
Kodheli falenderoi në fund të gjithë ata që i mbështetën për të ruajtur votat, sic tha ajo, ndërsa citoi edhe njëherë se deputetët e PS janë të vendosur të qendrojnë aty deri në dalje të rezultatit për Tiranën.
“Falenderoj me këtë rast të gjithë qytetarët që na kanë shprehur mbështetje për të mbrojtur fitoren e arritur në kryeqytet”, tha deputetja e PS.
(m.a/BalkanWeb)