E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti shfaqje shqetesuese per gjendjen mendore te Kryeministrit

/ /

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e cilesoi buxhetin e miratuar me votat e maxhorances si te mbrapshte dhe te mbushur me genjeshtra. Ne nje bashkebisedim qe zhvilloi dje me gazetaret ai tha se seanca e fundit e Kuvendit ishte nje shfaqje e pashembullt vulgariteti te orkestruar nga vete kryeministri Berisha. Parlamenti ishte nje shfaqje e orkestruar nga Berisha. Nje shfaqje jashtezakonisht shqetesuese per gjendjen mendore te kryeministrit por edhe per kalbezimin moral te pushtetit te vjedhur qe nuk i ka mbetur vetem qe te ribeje buxhete te mbeshtetura mbi manipulime shifrash theksoi Rama. Sipas Rames ky buxhet rikonfirmoi dhe njehere se qeveria vepron me filozofi te mbrapshte ndersa Berisha mbushi me genjeshtra jo vetem Parlamentin dje por edhe mbare opinionin shqiptar. Ky buxhet rikonfirmoi nje vizion te mbrapshte dhe nje filozofi po aq te mbrapshte te nje qeverisjeje te qeverise. Kryetari i PS-se shprehu me pas shqetesimin per krijimin e regjistrit elektronik te votuesve dhe publikimit te listes se zgjedhesve per zgjedhjet vendore ne 8 Maj te vitit 2011. Rama tha se ne krye te procesit te manipulimit te zgjedhjeve te ardhshme lokale qendron ministri i Brendshem Lulzim Basha. Nuk ka asnje vullnet per te bere nje proces transparent ne zbatim te ligjit per sa i perket regjistrimit elektronik te popullsise dhe pergatitjes se listes se zgjedhesve. Dhe ne kete menyre synohet te deformohet vullneti i zgjedhesve tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›