E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO REPORTAZH: Kompleksi skandaloz i pallateve të Bashës mbi det

Ky është kompleksi që po ndërton Lulzim Basha në emër të vjehrrit të vet në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Bëhet fjalë për një abuzim skandaloz. Vjehrri i Bashës ka marrë një leje ndërtim me presion dhe e ka tejkaluar atë, duke e mbushur detin me inerte e duke krijuar një territor të ri aty. Është i njëjti njeri që bën sikur prish kioska në Tiranë dhe mbush me beton dhe inerte detin në Vlorë. E gjithë kjo nxjerr zbuluar kryeministrin Berisha, i cili të mërkurën në mbledhjen e qeverisë tha se nuk do të lejohen ndërtimet buzë detit dhe mbi tre kate. Berisha tha: Ndërtesat mbi tre kate do të jenë të autorizuara vetëm nga Këshilli Qendror i Rregullimit të Territorit. Nuk do të mund të ndërtohet ndërtesë mbi tre kate në të gjithë vijën bregdetare, pa autorizimin e Këshillit Qendror të Rregullimit të Territorit. Nuk ka nevojë ta betonojmë, por të ruajmë ndërtimet më miqësore ndaj mjedisit. A thua Lulëzim Basha nuk pyet më as për Berishën?!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›