E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i ODIHR-it javën tjetër

Javën e ardhshme ODIHR do te publikoje raportin perfundimtar per zgjedhjet lokale te mbajtura ne 8 maj. Si rralle ndonjehere ODIHR ka vendosur ta publikoje raportin pa pritur rezultatin përfundimtar te këtij procesi zgjedhor, i cili per shkak te ankimimeve dhe te përsëritjes se zgjedhjeve ne disa komuna mund te dale vetëm pas disa javësh. I kontaktuar nga Vizion Plus, zedhenesi i ODIHR Jens Hagen Eschenbaecher ka sqaruar se raporti përfundimtar do te publikohet ne fillim te javës se ardhshme, edhe pse data e sakte ende nuk është përcaktuar. Ky dokument eshte me i rëndësishmi per zgjedhjet e 8 majit; pasi i gjithe faktori ndërkombëtar do ti referohet pikërisht raportit te ODIHR sa here te japë një vlerësim per këtë gare elektorale. Pritshmëria është e madhe per kete raport qe do te jape edhe vlerësimin se sa demokratike ishin zgjedhjet e 8 majit, nje vlerësim i cili ka munguar deri tani pasi i vetmi cilesim nga ODIHR eshte se procesi ishte transparent dhe konkurrues. Per ish kreun e KQZ Kristaq Kume dhe drejtuesen e koalicionit te vëzhguesve vendore Gerta Meta ky raport se bashku me rekomandimet e bëra pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 duhet te shërbejnë si platforma ku duhet te përqendrohet reforma zgjedhore. Raporti përfundimtar i ODIHR per zgjedhjet e 8 majit pritet te jape edhe nje qendrim per procesin e Tiranes dhe vendim-marrjen e Kolegjit Zgjedhor fale te cilit kryetar i bashkise se Tiranes është Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›