E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, nën hyqmin e Ramës, si e ëma e Zeqos në majë të thanës

Asambleja e PS ose ndryshe “asambleja e Gramozit” e manipuluar dhe e kontrolluar prej njeriut të Salarisë, vendoset për një muaj nën hyqmin e Edvinit, ndërsa do të kontrollohet, ruhet dhe vëzhgohet nga “rojet  e sigurisë së lartë”, ushtarët e Ruçit në përpjekjen e tyre të fundit për ta mbajtur definitivisht si pronë e marrë nga 7501, por me “çertifikatë të falsifikuar” nga asambleja më e fundit. Siç u vu re mënyra se si u zhvillua asambleja, jashtë çdo lloj transparence, e mbyllur, jo natën me hënë, por në ditën me diell dhe me ndriçim maksimal, vërtetoi thëniet se politika e re e shfaqur prej Edvinit është një lloj mashtrimi ordiner, pasi “çakallit” në krye të PS i erdhi në ndihmë “ujku i regjur” i Salarisë. Ky personazh e njeh mënyrat se si kulloten “delet e urta” të asamblesë dhe me atë mënyrën e vet e gjeti formën për ta sjellë asamblenë në pikën e vdekur të pranimit të rezolutës në favor të Edvinit. Një fjalë e urtë diku e dëgjuar në Jug thotë: “Shkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet”. Ajo duket sikur është thënë për situatën më të fundit në krye të opozitës. Duke qënë tërësisht i djallëzuar, duke pranuar gjoja mender statutin, Edvini gjen forma e shpik metoda të reja për gjoja zgjedhje të parakohshme, për mosnjohje të cilat janë të kuptueshme për shakullin ku është rrëzuar guri i madh i PS-së dhe ndërsa priten ardhja e fund-gushtit shtyhen ditët dhe dita-ditës, kërkon forma për të bërë ndonjë proçkë në dëm të të tjerëve. Madje për t’i tërhequr kundërshtarët në “baticën e vet”, ai punon sipas proverbit të njohur: “Gjersa të mejtonet i mençuri, i marri mbaroi punën”.

Mirëpo në PS, duke qënë se atje derdhen shumë fraksione, klane e kundërshti, kuptohet se Edvini përpiqet të bëjë punën e rremtarit, në mënyrë që në fund ta heqë ai vallen. Mirëpo a do të heshtin dhe a do ta lenë të qetë kundërshtaret? Duke qenë se Kryetari i PS pësoi zhgënjim në zgjedhjet më të fundit - pra humbi dhe në kongres do të vijë si humbës, ai në fundgushti s’do të jetë më kryetar e do të faktojë dorëheqjen, çka përkthehet me ikjen definitive nga selisë rozë.

Brenda asaj mbledhje ka plot histori për të treguar, por ajo që duhet të kuptojnë njerëzit e ndershëm brenda opozitës është se ikja e Edit është e pakthyeshme, njeriu që e prishi PS dhe e shpuri nga humbja në humbje, nga 2007 në 2009 dhe sipas Kryeministrit, ai do ta mundte sa herë Edin, për të ndryshuar lidershipin me njerëz të aftë, të besueshëm dhe në fund të fundit të jenë socialistë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›