Mbytet në rezervuar 16 vjecari, vazhdojnë kërkimet për trupin
Viktima me iniciale M.I nga fshati “Oficinë e vjetër” kishte shkuar me një shokun e tij të lahej në rezervuarin e Ruzhdies dhe pasi hyri në ujë nuk doli më prej andej. Polumbarë nga Tirana po kërkojë trupin e 16 vjecarit.
PATOS- Një 16 vjecar është mbytur pak pas mesditës së sotme në rezervuarin e Ruzhdies, pranë Patosit. Viktima me iniciale M.I nga fshati “Oficinë e vjetër” kishte shkuar me një shokun e tij të lahej në rezervuarin në fjalë dhe pasi hyri në uje nuk doli më prej andej.
Punonjës të naftës që u gjenden pranë u vune në kërkim të trupit të 16 vjecarit por fatkeqësisht nuk e gjetën dot. Në vendgjarje arritën dhe forca të policisë, të cilët kërkuan ndihmën e polumbarëve nga Tirana.
(e.n/BalkanWeb)