PS, nesër në Kuvend, merr fund politika kaçake e Edi Ramës
Kuvendi rikthen seancat plenare edhe të hënë
Deputetët e Partisë Socialiste do të marrin pjesë rregullisht në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, duke nisur nga dita e nesërme. Pas qëndrimit hermetik disa mujor dhe marrëdhënieve të kushtëzuara me parlamentin, duke se Edvini s’ka duruar më presionin e ndërkombëtarëve dhe ka vendosur zyrtarisht të lejojë deputetët socialistë të ndjekin punimet e seancës plenare dhe të votojnë ligjet sipas rendit të ditës. Gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë, edhe kur PS theu bojkotin, por nuk votoi asnjë ligj. Vendimi për thyjen përfundimtare të bojkotit të Kuvendit pritet të merret gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, nesër paradite. Opozita pritet t’i bashkohet edhe komisioneve parlamentare, në të cilat pothuajse nuk ka marrë pjesë fare, çka nuk ka kontribuuar për miratimin e ligjeve. S’ka asnjë mëdyshje se thyerja e bojkotit, është influencuar nga Strasburgu, pas takimit të zhvilluar atje me kryeministrin Berisha dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian. Kryesocialistit i është kërkuar me ngulm dhe në shenjë presioni që të lejojë deputetët të zhvillojnë debatin në parlament dhe jo në rrugë të madhe, gjë e cila ishte evidente deri në ditët e fundit të javës së kaluar.
...