E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tundimi i fundit i Edi Ramës

Dështimi politik i Edi Ramës është ashiqare dhe kush shpresonte se darka e Strasburgut do të sillte një rikthim të arsyes së opozitës socialiste, është optimist i pashërueshëm. Por, do të duhej të ishte skeptik dhe mundësisht një pesimist ngase impulset anti-demokratike edviniane mund të shpërthejnë sa hap e mbyll sytë. Nuk është tabu paqëndrueshmëria e tij politike, dhe nuk është as habi gjetja e sajesës së radhës për të tensionuar artificialisht klimën politike.
Ndonëse është i gatshëm të gjejë një kompromis për transparencën, Edi Rama po kërkon me çdo kusht të mos zbatohet Kodi Zgjedhor dhe neni 178 pika 6 (i këtij Kodi Zgjedhor të votuar unanimisht), ku thuhet shprehimisht se “me marrjen e kutive të votimit dhe fletëve të votimit të papërdorura dhe pas përfundimit të afatit për ankimet, sipas këtij Kodi, KQZ-ja hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat e procesverbalin e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Kurse, të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së”.
Gjithsesi I papranueshmi Rama e hoqi “barrikadën” njerëzore në bulevard dhe pranoi të negociojë pa shantazhin e grevës së urisë, po assesi nuk mund t’i japë kredenciale besueshmërie një politikani që njeh vetëm abc-në e konfliktualitet pasi nuk njeh rregullat demokratike.
Natyrisht u kuptua nga të gjithë se greva nuk ka pasur kurrë qëllim hapjen e kutive të votimit dhe transparencën e zgjedhjeve, por nevojën e shantazhit për mundësinë e pazareve për planin urbanistik të Tiranës dhe për lejet e ndërtimit. Prandaj edhe shuarja e grevës kërkohet me pazar te ri nga klika e betonarmesë.
Në këtë kontekst, të gjithë lexuan zbardhjen e debatin brenda grupit parlamentar socialist një ditë para se të mbyllej greva, ku kryetari i socialistëve shprehej se gjithçka ishte bërë për të gërryer qeverinë “Berisha 2” para zgjedhjeve lokale. çka deklaronte qëllimet e parathëna të marrjes së pushtetit, qoftë edhe me dhunë. Kauza e kutive nuk ka lindur për shkak të zgjedhjeve, por me qëllim për të raskapitur qeverinë e koalicionit të integrimit europian PD-LSI.
Sidoqoftë Edi Rama asnjëherë nuk e ka fshehur aspiratën e tij anarkiste ligjore, që do të thotë narkotizim i institucioneve demokratike dhe kushtetuese. Ka mbi 9 muaj që i është bërë pengesë liberalizimit të vizave për qëllime pushteti. Megjithë protestat e opozitës socialiste, megjithë grevën e urisë prej 19 ditësh, Edi Rama ka pacipësinë dhe cektësinë politike se arritja e një kompromisi bëhet për shkak të agjendës europiane të Shqipërisë, kur është ai elementi destabilizues me veprimet ekzibicioniste kundra liberalizimit të vizave. Duket se Rama nuk do të ketë më shanse të maskojë “dështimin” me dëshirën për transparencë, me ligjin, Kodin Zgjedhor apo Kushtetutën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›