NënSekretarja e shtetit italian, Daniela Santanchè: Me Shqipërinë, marrëdhënie të shkëlqyera!
Keto dite Nensekretarja e Shtetit ne Keshillin e Ministrave On.Daniela Santanchè priti ne nje takim te vecante Ministrin Fuqiplote te Ambasades se RSH-se ne Itali z.Zef Bushati ne zyren e saj ne Seline e Keshillit te Ministrave te Italise. Ne takim mori pjesë edhe shefi zyres politike Fabio Sabbatani Schiuma.
Znj.Daniela Santanchè ishte mjaft e interesuar, per shkak edhe te detyres qe mbulon si Nensekretare e Shtetit ne Keshillin e Ministrave, per zbatimin e Programit te Qeverise Berlusconi, te dinte ne menyre te veçante rreth zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi si dhe kishte mjaft interes te informohej nese kriza ekonomike ka prekur dhe ekonomine shqiptare. Znj.Santanchè tregoi nje interes per Shqiperine dhe shqiptaret dhe shprehu deshiren per te vizituar Shqiperine ne nje kohe sa me te shpejte te mundur,natyrisht duke patur nje motiv qe i sherben edhe ne te adhmen forcimit te metejshem te marredhenieve ne bashkpunimit ekonomik midis dy qeverive dhe vendeve tona.
Diplomati Zef Bushati e uroi nënsekretaren Santanchè per detyren te cilen e filloi me 4 Mars 2010 dhe e falenderoi qe vetem mbas dy muajsh nga fillimi i kesaj detyre, NenSekretarja Santanchè organizoi nje pritje me Ambasaden e Shqiperise per t’u njohur me zhvillimet me te fundit ekonomike midis dy vendeve tona te cilat kane kulmuar keto muajt e fundit, veçanerisht mbas takimit ne Rome midis dy Kryeministrave z.Berisha e z. Berlusconi si dhe me firmosjen e Projektit Strategjik Itali-Shqiperi.
z.Bushati e informoi rreth vlerësimeve dhe falenderimeve me te fundit qe Kryeministri Berisha ka bere ne drejtim te Kryeministrit Berlusconi si dhe Ministrit te Jashtem Fratini te cilet jane kthyer ne "avokatë" te popullit shqiptar dhe po bejne nje fushate sensibilizuese per ta mbeshtetur Shqiperine dhe popullin shqiptar drejt liberalizimit te vizave dhe marrjes se statusit te vendit kandidat ne BE.
Nga ana e tij Ministri Fuqiplote z.Zef Bushati e siguroi se kriza ekonomike nuk e ka prekur ekonomine shqiptare dhe se Shqiperia nderton demokracine e mbeshtetur tek nje sistem plotesisht demokratik e ne respektim te Kushtetutes e te sistemit ligjor. Bushati nenvizoi faktin se ne Shqiperi pervec investitoreve shqiptare te cilet investojne ne te gjitha fushat e ekonomise, ndjehet nje prezence ne rritje edhe e investitoreve te huaj e vecanerisht italiane te cilet po investojne ne Shqiperi nepermjet projekteve te medha me vlere disa dhjetra milione euro ne fushen e energjitikes, ndertimeve, shendetesise, industrise, tregetise,etj.
Nensekretarja znj.Daniela Santanchè duke falenderuar per takimin shprehu deshiren per te forcuar bashkpunimin me Ambasaden e RSH-se ne Itali ne interes te dy vendeve dhe dy popujve tane.