PS, nesër protestë në Fier e Vlorë

Partia Socialiste do të protestojë nesër në Vlorë dhe në Fier. Deklarata është bërë nga deputeti socialist, Fatmir Toçi. Ai tha se protesta në Vlorë do të zhvillohet në orën 15:00 dhe në Fier në 17:00. Toçi theksoi se selia rozë do të vijojë të kërkojë hapjen e kutive. "Protesta jonë është për një shtet të së drejtës", nënvizoi ai.
Sot Partia Socialiste proteston në Elbasan.