E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Kombëtar i PD, Cara: Votimi mbaron në orët e vona të natës

Ende nuk ka përfunduar nxjerrja e rezultateve për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, votimi për të cilët u realizua ne kuvendin e së hënës. Kryetari i komisionit të votimit, Igli Cara sqaron se numri i madh i kandidatëve vështirëson numërimin dhe se deri tani janë numëruar vetëm 70% e fletëve të votimit. "Për shkak të numri të madh të kandidatëve numërimi është i vështirë. Deri tani janë numëruar 70% e fletëve , ndaj mendohet se votimi do mbarojë në orët e vona të natës", deklaroi ai.
Ditën e hënë 1218 delegatë votuan për të zgjedhur kryetarin e PD-së dhe 100 anëtarët e Këshillit Kombëtar mes 341 kandidatëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›