PS nesër voton për Asamblenë, Klosi: Janë zhvilluar përgatitjet

Partia Socialiste zgjedh të shtunën 900 delegatët e rinj të Kongresit, ku për herë të parë veçse në Shqipëri, votimet do të zhvillohen edhe në degët lokale të socialistëve në Greqi dhe në Itali. Sekretarti organizativ në selinë rozë Blendi Klosi sqaron se tashmë materialet elekotrale janë shpërndarë në të 385 njësitë vendore. Anëtarët socialist do votojnë në dy fletë votimi për zgjedhjet e delgatëve të rinj njëra specifikisht për kandidaturat femra për të plotësuar kuotën e 30 % të grave, ndërsa tjetra për kandidatët meshkuj.
Ndërkaq Partia Socialiste po punon edhe për programin e ri politik si dhe ndryshimet në statutin e partisë. Pjesë e grupit të punës për programin, Klosi sqaron se ndryshimet në statut synojnë të përcaktojnë qartë se cilat janë përgjegjësitë e strukturave për rezultate positive në zgjedhje.
900 delegatët të cilët do të votohen të shtunën, në 5 nëntor në Kongrsin e socialistëve do të votojnë për Asamblenë e re dhe programin e ri politik të saj.