E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit, dosjet ne "site"

Rozeta Rapushi
Ministria e Drejtesise, do te angazhohet shume shpejt, qe te shqyrtoje menjehere, kerkesat e ish te denuarve politike qe kane mbetur gjalle. Ne mbledhjen e fundit te qeverise, te zhvilluar diten e djeshme, u vendos qe ish te denuarit politike qe jane ende gjalle, te kene perparesi ne shqyrtimin e dosjes se tyre. Keshtu ne mbledhjen e drejtuar nga kryeministri, Sali Berisha, u vendos qe te behen ndryshime ne vendimin e ekzekutivit per percaktimin e kritereve dhe te procedurave per demshperblimin e ish te denuarve politike te regjimit komunist. Ne ndryshimet ne kete vendim, u percaktua qe te shqyrtohen ne menyre te drejtperdrejte kerkesat e paraqitura nga ish te denuarit politike te regjimit komunist te mbetur gjalle. Ministri i Drejtesise dhe institucionet e percaktuara veprojne menjehere, pavaresisht afateve te percaktuara. "Ministri i Drejtesise identifikon listen e ish-te denuarve politike te regjimit komunist, te mbetur gjalle, te cilen ia percjell Ministrise se Brendshme, Ministrise se Mbrojtjes, Sherbimit Informativ te Shtetit e Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave te Shtetit", thuhet ne vendimin e djeshem te ekzekutivit. Po keshtu, institucionet qe merren me zbatimin e katil ligji, lidhin memorandum bashkepunimi ndermjet tyre, per pershpejtimin e procedurave dhe te afateve te shqyrtimit te drejtperdrejte e te bashkerenduar te kerkesave te ish- te denuarve politike te regjimit komunist, te mbetur gjalle, si dhe te komunikimit zyrtar ndermjet tyre. Prej kohesh ish te denuarit politike, kane bere thirrje ndaj qeverise, qe te demshperblehen me pare, ata te cilet jane ende gjalle, e mung te gezojne fondet e demshperblimit. Me pas sipas tyre, duhet te vijohet me pjesen tjeter te te gjithe atyre ish te denuar politike, qe kane humbur jeten. Ndryshimi i bere diten e djeshme, i qeverise, hyn ne fuqi menjehere dhe Ministria e Drejtesise angazhohet ne zbatimin rigoroz te tij si dhe institucionet e tjera te percaktuara per procesin e demshperblimit te ish te denuarve politike.

Selim Belortaja emerohet zv.minister i Puneve te Jashtme
Selim Belortaja emerohet zevendesminister i Puneve te Jashtme. Keshilli i Ministrave vendosi dje ne mbledhjen e fundit te zhvilluar per kete vit, qe te emeroje Belortajen si numrin dy te diplomacise vendase. Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave", me propozimin e Kryeministrit, Keshilli i Ministrave miratoi Belortajen, i njohur si keshilltar i Ministrit te Jashtem njekohesisht dhe zevendeskryeministrit, Ilir Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›